Vetëm 1 në 4 njerëz mund të dallojnë çdo ngjyrë. Na tregoni sa ngjyra shihni ju?

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: D.Bardhi

Sipas hulumtimeve të bëra me disa grupe personash, thuhet se disa njerëz nuk i përceptojnë siç duhet ngjyrat. Madje disa prej tyre ngjyrën blu e përceptojnë si të gjelbër. Sipas një hulumtimi shkencor (të quajtur ASAP) është dhënë një foto me disa ngjyra dhe janë pyetur njerëzit që morën pjesë në studim se sa ngjyra shihnin në foto.

Sipas ekspertes Diana Derval, njerëzit disa ngjyra i kanë më të ndjeshme për sytë se disa të tjera dhe kushtet e ndriçimit ndikojnë shumë në përceptimin mbi ngjyrat e ndryshme.

Shikoni foton dhe na tregoni se sa ngjyra shihni në të?

Nëse shikoni më pak se 20 ngjyra: kjo tregon se keni vetëm 2 kone në sy, gjë e cila ju bën dikromat që do të thotë vetëm dy ngjyra janë të përceptueshme për ju. Dikromatët përbëjnë rreth 25% të popullsisë.

Midis 20 dhe 32 ngjyra: nëse shikoni kaq shumë ngjyra, mund të përcaktoheni si një trikromat.

Midis 32 dhe 39 ngjyra: një e katërta e popullsisë i përkasin kësaj kategorie. Ata klasifikohen si tetrakromat dhe kanë 4 kone në sytë e tyre. Kjo gjë i lejon ata që të shikojnë miliona ngjyra të veçanta që shumica e njerëzve nuk i shikojnë apo përceptojnë dot.

Një raport i BBC tregoi se sa të rrallë janë tetrakromatët. Mutacioni i tyre është shkak i një ndryshimi gjeni që ndikon në zhvillimin e retinës.

Na tregoni po ju a jeni një tetrakromat?                                               Burimi: The Awsome Info

ngjyrat

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve