Vetitë kuruese të vajit të ullirit

Vaji i ullirit gjithmonë ka qenë një mirësi e çmuar. Gjurmë mullinjsh vaji që i përkasin 7000 viteve më parë janë gjetur në rrënojat e Urit, qytet i Abrahamit.

vaj ulliriPërdorimi i tyre nuk ishte thjesht ushqimor, patrikët romanë përdornin vajin e yndyrshëm të Numidas për të ndriçuar banesat e tyre.

Aktualisht vaji konsiderohet si arma më e mirë, së bashku me peshkun e detit për mbrojtjen e aparatit kardiovaskular. Një vaj ulliri i mirë, i pasur me polifenolë shërben për të luftuar radikalet e lira dhe tumoret.

Por cili është vaji ideal? Prodhimi i një vaji cilësor kërkon sakrifica të mëdha dhe kosto tepër të lartë.

Një fetë buke me domate dhe vaj ulliri ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve. Vaji i ullirit, në fakt, ul kolesterolin, hollon gjakun, mbron arteriet dhe venat, si dhe parandalon lloje të ndryshme tumoresh. Përdoreni pra, gjithnjë të freskët, por edhe nëse ju duhet të gatuani diçka, zgjidhni vajin e ullirit, i cili denaturohet më pak nën veprimin e nxehtësisë./Ciro Vestita

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet