Veza/ E dëmshme apo e dobishme për shëndetin?

Më parë, kur njerëzit donin të mbanin kolesterolin nën kontroll limitonin konsumin e vezës. Por me hulumtime të mëtejshme është vënë re se, pavaresisht se veza përmban kolesterol, nuk ndikon në mënyrë të konsiderueshme tek kolesteroli në gjak apo tek rreziku ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.

Nga ana tjetër, veza është një burim jo i kushtueshem i proteinave të një cilësie të lartë, acideve yndyrore të pangopura, vitaminave dhe mineraleve. Në kontekstin e dietës, një konsum modest i vezës rreth 5-7 vezë në javë nuk ndikon në rritjen e rrezikut ndaj sëmundjeve kardiake tek personat e shëndetshem.

Gjithsesi, duhet gjithnjë të bëhet kujdes me ushqimet me të cilat shoqërohet veza si salcicet, sallami etj.

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit