Video/ Dhunonte pacientët, procedohet infermierja shqiptare në Itali

Prokuroria në Itali ka nisur një hetim për tre punonjës të një qendre të trajtimit të personave të sëmure mendor, pasi dyshohet se ata nuk kryenin detyrën siç duhet. Sipas mediave në vend, tre punonjës, një italian, një rumune dhe një shqiptare, kanë keqtrajtuar pacientët.

Mësohet se drejtori i qendrës italiani Massimo Derepi është shkarkuar, ndërsa shqiptarja Vjollca Fehrati 46 vjeçe ka qenë në arrest shtëpiak, pasi më vonë është revokuar. E proceduara tjetër ka qenë dhe një dhe infermiere rumune Elena Stoica, e cila ishte pezulluar nga puna për një vit.

Të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë keqtrajtuar pacientët, i kanë fyer dhe poshtëruar, në disa raste i kanë lënë lakuriq në dysheme dhe pa pastruar. Sipas prokurorisë dy gratë duhet të përgjigjen për ndryshimin në regjistrin e vizitave të natës tek një pacient me vështirësi të rënda të frymëmarrjes, që në mëngjes ai rezultoi i vdekur në shtrat.

Megjithatë një raport i përgatitur përjashtuar lidhjen shkakësore mes vdekjeve dhe mungesa e kontrollit gjatë natës. Policia gjithashtu kishte vendosur dhe kamera të fshehta në brendësi të klinikës, ku janë të dokumentuara shumë ngjarje që kanë ndodhur. E gjithë kjo ngjarje ka ndodhur në një periudhë të gjatë nga viti 2014 deri në vitin 2016.

Burimi: Panorama / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?