Vipat zbulojnë sekretet e dobësimit

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Personat e famshëm jo gjithmonë konsultohen me ekspertët e dietave apo doktorët për të mbajtur trupin në formë. Ka raste kur ata marrin edhe masa drastike për të rënë menjëherë në peshë. Ja disa nga mënyrat  më drastike që disa persona të famshëm kanë provuar për të qenë në formë, të cilat janë të ndaluara rreptësisht nga mjekët.

Modelja e VICTORIA’S SECRET, Adriana Lima

ADRIANA LIMA

Supermodelja ka treguar për të përditshmen Telegraph se 9 ditë para se të nisë Shfaqja e Modës Victoria’s Secret, ajo konsumon vetëm lëngje që përmbajnë proteina dhe ushtrohet dy herë në ditë. Pastaj, 12 orë para se të nisë shfaqja, ajo nuk pinë asgjë.

Beyonce

BEYONCE

Për t’u përgatitur për rolin e saj si Deena tek filmi “Dreamgirls”, Beyonce ka treguar se ka ndjekur një masë drastike me limon, spec të kuq dhe shurup panje për të rënë 9 kg në 14 ditë. Tani ajo është penduar për këtë veprim dhe i është rikthyer një diete të shëndetshme për të rënë në peshë.

Megan Fox

Megan Fox

Ekspertët e dietave i rekomandojnë gjithmonë njerëzit që mos të konsumojnë uthull molle për të rënë në peshë, pasi nuk është e shëndetshme. Ky lëng mund të jetë i mirë për flokët, fytyrën apo për çështje të tjera bukurie, por nuk i bën mirë shëndetit. Megjithatë, Megan Fox e ka përfshirë uthullën e mollës në dietën e ushqimore, pasi sipas saj, ky lëng ndihmon në pastrimin e sistemit imunitar.

Lady Gaga

Lady Gaga

Këngëtarja ka treguar për mediat amerikane se arrin të jetë gjithmonë në formë kur është në skenë falë uiskit. “Jam me dietën e të pirit, pëlqej të pijë uiski ndërsa jam duke punuar”.

Burimi: Women’s Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm