Vitamina B12 cfarë është dhe cilat janë simptomat e mungesës së saj?

Nga Rolina Naço, dietologe

Vitamina B12 ose kobalamin është një vitaminë përgjegjëse për formimin e saktë të qelizave të kuqe të gjakut dhe funksionimin e mirë të sistemit nervor. Është një vitaminë e tretshme në ujë, megjithatë ruhet në mëlçi dhe në inde të tjera. Kështu që mund të duhen vite për tu shfaqur mungesa e saj . Doza ditore e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është 2.4mg / ditë për njerëzit 14 vjeç e lart, ndërkohë që rritet 2.6 mg / ditë për gratë shtatzëna dhe 2.8 mg / ditë për nënat gjatë laktacionit.
Ajo prodhohet nga baktere specifike në traktin gastrointestinal të kafshëve dhe pastaj hyn në qarkullimin e gjakut ku ajo absorbohet nga indet. Kjo është arsyeja pse ajo gjendet vetëm në ushqime me origjinë shtazore. Gjithashtu ushqimet që janë fermentuar nga bakteret dhe gjenden në kuzhinat aziatike, të tilla si tempeh përmbajnë B12 por që nuk janë absorbuar mjaftueshëm. Ushqimet nga të cilat mund të marrim vitaminë B12 janë si në vijim:
Mëlçia , mish viçi dhe qengji ,mish pulë ,vezë ,produktet e qumështit, peshk dhe produkte deti.
Cilat janë arsyet e mungesës së saj?
-Permbajtja e ulët nga ushqimi
-Autoimune
-Vështirësia për përthithjen e kobalaminës
-Kirurgjia
-Arsyet gjinekologjike
-Faktorët gjenetikë
-Përdorimi I ilaceve
-Sëmundje kronike

Simptomat që shoqërojnë mungesën e B12 në të rriturit janë si më poshtë:

• rritja e lodhjes edhe pas shumë orësh gjumi të vazhdueshëm
• hemoglobina e ulët, MCV e ngritur, neutropenia dhe pancitopeni
• ënjtja e gjuhës, e cila shpesh humbet ndjeshmërinë e saj
• shfaqja e puçrrave në gojë dhe ulcerat
• humor I keq
• marrje mendësh ose të vjella
• lekurë e bardhë ose e verdhë e lehtë
• humbje peshe dhe humbja e oreksit
• rritja e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare për shkak të rritjes së homocisteinës së gjakut që shoqëron mangësinë B12 shumicën e kohës.

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet