Vitamina B12 gjendet tek këto ushqime!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

ushqimeNjë studim i fundit ka arritur në përfundimin se një në katër banorë  vuan nga mungesa e vitaminës B12. Ajo ndihmon në mbajtjen e shëndetshme të nervave dhe qelizave të gjakut. Vitamina B12 ndihmon gjithashtu parandalimin e një lloji anemie që quhet anemi megaloblastk që i shkakton njerëzve lodhje dhe dobësi. Vitamina B12 është e pranishme tek mëlçia dhe veshkat.

B12 është e rëndësishme për funksionimin e nervave, sistemit tretës, vaskular dhe atij riprodhues. Rregullon prodhimin e hormoneve, forcon imunitetin, ndërton qelizat e kuqe dhe AND-në. Është e lidhur me aftësitë njohëse dhe stabilitetin emocional.

Këshillohet të merrni 2.4 mikrogramë të vitaminës B12 në ditë. Mënyra më e mirë për ta parandaluar mungesën e vitaminës B12 është konsumi i ushqimeve të duhura. Mishi, prodhimet e detit, qumështi dhe vezët të gjitha përmbajnë cobalamin.

Vegjetarianët duhet të përpiqen ta marrin këtë vitaminë edhe përmes burimeve të tjera si qumësht bajame apo bukë.

Një burim i mirë i kësaj vitamine është edhe spirulina – një lloj alge me ngjyrë blu në të gjelbër, një superushqim i pasur në proteina. Spirulina është e pasur gjithashtu në antioksidantë, si betakaroten (30-40 herë më shumë se karotat), selen, zink, hekur dhe vitaminë C, E dhe B kompleks, vitamina dhe minerale. Mund ta shtoni atë në formë pluhuri në lëngjet që konsumoni përditë. Do të vini re ndryshimin e ditëve kur merrni spirulina që jeni me më tepër energji, më të qartë në të menduar dhe me humor më të mirë, se sa në ditët kur nuk e merrni.

Burimi: health.com/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?