Vitamina D, rëndësia e saj gjatë stinës së verës

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Vitaminat dhe mineralet janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut, prandaj duhet të siguroheni çdo ditë që të merrni sasinë e nevojshme të tyre për të qenë të shëndetshëm.

Një vitaminë shumë e rëndësishme për trupin është vitamina D. Sasia e saj e nevojshme varet nga mosha e njeriut. Këtë vitaminë mund ta merrni nga ekspozimi në diell dhe nëpërmjet ushqimeve të caktuara.

Vitamina D është shumë e rëndësishme për shëndetin, pasi asiston në thithjen e kalciumit nga kockat. Mungesa e kësaj vitamine mund të çojë në deformim të kockave, zhvillim të sëmundjes së osteoporozës, diabetit të tipit 1 etj.

Ndërsa nëse e teproni me të, mund të shkaktojë helmim në gjak. Disa nga shenjat që tregojnë se keni marrë shumë vitamina D janë: mungesa e oreksit, kapsllëku, të përzierat.

Më poshtë do të gjeni katër përfitime shëndetësore të vitaminës D:

Përmirëson funksionin imunitar

Studime të ndryshme kanë treguar se ekziston një lidhje midis funksionit imunitar dhe vitaminës D. Ato kanë zbuluar se personat që marrin nivele të ulëta të vitaminës D janë më të rrezikuar të preken nga sëmundje autoimune, si skleroza e shumëfishtë dhe artriti reumatoid. Përveç kësaj, infeksione si turbekulozi mund zë lidhen gjithashtu me mungesën e kësaj vitamine.

Ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri

Studime të ndryshme kanë treguar se vitamina D mund të na mbrojë nga kanceri i zorrës së trashë, i gjirit dhe prostatës. Kjo vitaminë parandalon zhvillimin e kancerit, redukton rritjen e qelizave kancerogjene, vdekjen e shpejtë të qelizave dhe formimin e tumorit në enët e gjakut.

Ul inflamacionin

Vitamina D lufton gjithashtu inflamacionin. Mungesa e saj rrit rrezikun e prekjes nga sëmundje të ndryshme inflamatore, si artriti reumatoid, lupusi, sëmundja inflamatore e zorrëve dhe diabeti i tipit 1.

Vitamina D është shumë e rëndësishme për forcimin e kockave dhe rritjen e trupit.

Ul tensionin e gjakut

Nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut, vitamina D është shumë e nevojshme për ju. Studime të ndryshme kanë treguar se ekziston një lidhje mes hipertensionin dhe vitaminës D. Marrja e kësaj vitamine është kura më e mirë për personat që vuajnë nga hipertensioni.

Burimi: Yahoo Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës