Vitaminat dhe lëndët ushqyese më të mira për shëndetin e trurit, sipas ekspertëve

Kur bëhet fjalë për të mbajtur trurin të shëndetshëm ndërsa vitet kalojnë, dieta luan një rol të madh. Ngrënia e një shumëllojshmërie ushqimesh është me rëndësi të madhe për marrjen e vitaminave dhe lëndëve ushqyese që trurit i nevojiten për të vazhduar performancën më të mirë.

“Një pjesë e madhe literaturës ka zbuluar se disa lëndë ushqyese, yndyrnat e pangopura dhe acidet yndyrore omega-3 janë të lidhura me rënie më të ngadaltë njohëse dhe reduktim të rrezikut të demencës,” thotë Puja Agarwal, një epidemiologe dhe asistente ushqyese, pedagoge në Departamentin e Mjekësisë së Brendshme në Kolegjin Mjekësor Rush në Çikago.

Ngrënia e vakteve të plota është mënyra më e mirë për të marrë lëndët ushqyese. Kjo për shkak se kur hani një dietë të ekuilibruar, kombinimi i vitaminave, mineraleve, yndyrave të shëndetshme ndihmon trupin të përthithë më mirë lëndët ushqyese që i nevojiten.

Ekpertët ndajnë gjithçka që duhet të dini lidhur me ushqimet që përmbajnë vitamina dhe lëndët ushqyese për të forcuar sistemin nervor.

  1. Acidet yndyrore omega-3

Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten pse peshqit e yndyrshëm si salmoni dhe toni reklamohen gjithmonë si pjesë e një diete të shëndetshme, ka një arsye: ata janë të pasur me acide yndyrore omega-3, një lloj yndyre të pangopur që ka një anti-mbrojtës të trurit që ka efekt inflamator dhe forcon ndërtimin e membranave qelizore në tru. “Acidet yndyrore omega-3 depërtojnë lehtësisht në barrierën gjaku-tru dhe janë thelbësore për strukturën dhe funksionimin e trurit”, shpjegon Dr. Agarwal.

  1. Vitamina E

Kjo vitaminë funksionon si një antioksidant në trup dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ, një lloj dëmtimi i shkaktuar nga molekula të paqëndrueshme në trup, madje edhe në trurin e njerëzve me sëmundjen Alzheimer. Truri është veçanërisht i ndjeshëm ndaj stresit oksidativ, i cili rritet gjatë plakjes dhe është një kontribues i madh në rënien njohëse.

  1. Vitamina B

Kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit, është e rëndësishme të konsumojmë tre B-të: vitaminat B6, B12 dhe B9 (folati). “Këto tre lloje të vitaminave B janë të nevojshme për funksionimin normal të trurit,” thotë Dr. Agarwal. Sipas ekspertes, këto vitamina ndihmojnë në rritjen e prodhimit të neurotransmetuesve, ose kimikateve të trurit, që japin mesazhe midis trurit dhe trupit.

  1. Vitamina C

Ky antioksidant është i njohur për fuqitë e tij të imunitetit, por vitamina C dhe flavonoidet e tjera gjithashtu mbështesin trurin, potencialisht duke zbutur inflamacionin që dëmton trurin.

Në një hulumtim, nga studiues të Universitetit Rush, përfshirë Dr. Agarwal, njerëzit që konsumonin luleshtrydhe të pasura me vitaminë C të paktën një herë në javë kishin më pak gjasa të zhvillonin Alzheimer gjatë periudhës gati 20-vjeçare të studimit.

Për ta mbajtur mendjen tuaj të mprehtë, duhet të hani ushqime të shëndetshme dhe të pasura me lëndë ushqyese. Duhet mbajtur parasysh se dieta është vetëm një pjesë e ketij procesi. Vazhdimi i zakoneve të tjera të jetesës së shëndetshme – si stërvitja rregullisht, gjumi i mjaftueshëm dhe qëndrimi aktiv, do të ndihmojë shumë në përmirësimin e funksionit njohës dhe zvogëlimin e rrezikut për Alzheimer dhe sëmundjeve të tjera të sistemit nervor.

Përshtati në shqip: Egida Delibashi/ Burimi: Prevention

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës