Vuaj nga nervi shiatik, a mund të shkoj në llixha?

nervi shiatikDoktor, doja të bëja një pyetje. Këtë vit po mendoj që ndryshe nga vitet e tjera të mos i drejtohem detit, por të shkoj në llixha. Por kam probleme me nervin shiatik. A janë të mira llixhat për nervin shiatik? Po për hernien diskale?

Përgjigjja nga fizioterapisti Petrit Drini

Nëse pacienti nuk ka problem me tensionin arterial dhe aritmi zemre, llixhat bëjnë mirë. Nuk ka garanci që e zgjidh problemin, por sigurisht lehtëson dhe ndihmon në këtë drejtim. Gjithsesi do të ishte mirë që pacienti para se të shkojë në llixha, fillimisht të konsultohet me mjekun ortoped ose me fizioterapistin që po e ndjek. Në këtë mënyrë mund të sigurohet që të mos ketë probleme.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare