Përshëndetje. Kam otosklerozë dhe nuk dëgjoj për 30 vjet. Tani kam humje ekuilibri dhe mangësi në të folur. Aparati nuk
funksionon, pasi radiograma tregon nën 0 . Si të veproj?
Përgjigjja nga mjekja ORL Anjeza Kuçi
Otoskleroza është një sëmundje që shoqërohet me rënie dëgjimi, marrje mendsh dhe zhurmë në vesh.
Mangësi në të folur mund të ketë në rastet kur pacienti vuan nga otoskleroza e lindur. Nëse pacienti nuk ka dëgjuar që në vogëli, sigurisht që nuk ka si të flasë. Për këtë arsye do të ishte i nevojshëm një panoramim më i saktë i rastit, si përshembull është e nevojshme të dimë moshën e pacientit.
Megjithatë, për këtë rast pacienti duhet të paraqitet tek mjeku otokirurg dhe të shikojë mundësinë e një operacioni. Kështu mund të bëhet e mundur vendosja e një proteze në vesh, që jo vetëm qetëson marramendjen, por edhe rikthen mundësinë për dëgjim.


