Vuani nga arteriet e bllokuara? Ja si t’i zhbllokoni me këto mënyra natyrale!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

bllokimËshtë provuar shkencërisht se arterioskleroza është një nga shkaqet kryesore të  vdekjes.

Ajo shkaktohet nga trashja dhe ngurtësimi i mureve të arterieve. Pak nga pak zgavra e arterieve zvogëlohet, kështu që sasia e gjakut që e përshkron atë, pakësohet. Në këto rrethana indet kanë nevojë për oksigjen dhe lëndë ushqyese. Nëse arterioskleroza prek enët që ushqejnë zemrën ose trurin, pasojat janë shumë të rënda aq sa mund të çojnë deri në vdekje.

Ushqimi i pasur me yndyra, teprimet me kafe dhe alkool, pirja e duhanit, qëndrimi ulur, sëmundja e sheqerit dhe tensioni i gjakut, janë disa nga shkaqet kryesore të shfaqjes së arteriosklerozës.

Për fat të mirë, ka disa mënyra për të parandaluar këtë problem kompleks, ndikuar nga faktorë të ndryshëm.

Vitaminat B:

Rritja e konsumit të vitaminës B-kompleks, mund t’ju ndihmojë për parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

Gazeta “Arterioskleroza” publikoi një studim në vitin 2005, ku u provua se marrja e acidit folik 2.5 mg, 25 mg Vitamina B6 dhe 0.5 mg Vitamina B12 për 1 vit, mund të minimizohjë bllokimin e arterieve. Rekomandohet të merrni vitamina B nga burimet natyrore, sigurohuni të shmangni versionet sintetike ose gjysmë-sintetike.

Hudhra:

Hudhra mund të sigurojë shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë edhe uljen e kolesterolit. Para konsumimit të rregullt të hudhrës, rekomandohet të konsultoheni me mjekun pasi personave që vuajnë nga tensioni, hudhra mund t’ju shkaktojë probleme shëndetësore.

Shega:

Ky frut ka aftësinë për të eliminuar bllokimin arterial. Shega mund të përdoret si një terapi efektive për luftimin e kolesterolit të lartë në gjak.

L-argininë:

L-argininë është një amino acid i cili ka aftësinë për të parandaluar bllokimin arterial. Sipas më shumë se 30 studimeve, ky amino acid mund të sigurojë 150 përfitime shëndetësore, duke përfshirë edhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Shafran i Indisë:

Kompleksi aktiv i gjendur në shafranin e Indisë, ka veti të fuqishme në luftimin e bllokimit arterial, gjë e provuar nga studime të shumta. Shafrani rekomandohet të konsumohet i kombinuar me ushqime të ndryshme.

Burimi: naturalcuresandhomeremedies

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet