Kryefaqja Box 6 Vuani nga diabeti apo mbipesha? Ja disa alternativa të shëndetshme natyrale për...

Vuani nga diabeti apo mbipesha? Ja disa alternativa të shëndetshme natyrale për të zëvendësuar sheqerin

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Sheqeri është i dëmshëm kur teprohet, por ndonjëherë, për shkak të shëndetit, edhe një sasi e vogël mund të kthehet problematike. Ja disa alternativa të shëndetshme për ta zëvendësuar atë:

sheqeriShurupi i orizit: Prodhohet nga orizi dhe për shkak të përbërësve të tij, përdoret si një zëvendësim i fruktozës. Ka kalori shumë të shëndetshme. Ky lloj shurupi mund të jetë një kombinim shumë i mirë në pasta të ndryshme dhe në drithëra.

Mjalti: ka vlera të pafundme ushqyese. U jep energji muskujve, qartësi mendjes dhe ndihmon në mënyrë të konsiderueshme funksionin e sistemit tretës. Mjalti është një alternativë shumë e mirë për të zëvendësuar sheqerin, sepse është lehtësisht i kombinueshëm me shumë ushqime apo pije.

Sheqeri mund të zëvendësohet mjaft mirë edhe me frutat e tilla si:

Limoni: Miqtë e alkooleve të tjera të ndryshme mund ta mënjanojnë dozën e sheqerit duke shtuar në pije disa feta limoni. Në këtë mënyrë do të kujdeseni për kaloritë e panevojshme.

Bananja: Është frut i shijshëm dhe përmban shumë fruktozë. Ju mund të përdorni tulin e saj për torta dhe ëmbëlsira të ndryshme. Banania është një variant mjaft i mirë edhe për një mëngjes të shëndetshëm, e shoqëruar me kos ose qumësht.

Sheqeri mund të merret në mënyrë natyrale edhe nga lëngjet që mund t’i përgatisni vetë si:

Lëngu i mollës (sidomos molla e kuqe), është e pasur me fibra bimore dhe antioksidues. Ajo është një përbërës i duhur për ëmbëlsira të ndryshme ushqyese dhe të shëndetshme.

Lëngu i portokallit, është një shoqerues ideal për kekët dhe ëmbëlsira të tjera që kërkojnë të shoqërohen me shurup.

Erëzat, e tilla si kanella, janë një zëvendësues tjetër ideal, sepse mund të shoqërohet mjaft mirë me kafe apo çaj. Ajo forcon sistemin imunitar dhe nuk ka asnjë kalori shtesë.

Grejpfruti: Përdoret në pije të ndryshme dhe në kokteje që t’u japë një shije më të ëmbël dhe është burim mjaft i mirë i vitaminës C.

Rrushi i thatë: Është në kokrra të vogla, të ëmbla dhe mjaft ushqyes. I pasur me fibra bimore dhe antioksidues, rrushi i thatë është ideal për pasta, ëmbëlsira, madje edhe për mish të mbushur.

Burimi: Step to Health

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here