Vuante nga obeziteti, realizohet me sukses ndërhyrja e parë Sleeve gastrektomi laparoskopike në QSUT

Mjekët e QSUT-së kanë realizuar një ndërhyrje tjetër me sukses te një pacient 62-vjeçar i cili prej disa kohësh vuante nga obeziteti morbid, gjë që i kishte krijuar edhe sëmundje të tjera shoqëruese duke ia vështirësuar cilësinë e jetës

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ndërhyrja ‘Sleeve gastrektomia laparoskopike’ është realizuar për herë të parë në spitalet publike në Shqipëri.

Koçiu ka falenderuar të gjithë mjekët që kryen këtë operacion përfshirë Prof. Arvin Dibra, dhe ekipit të mjekëve: Denis Godaj, Ambra Doku, Eri Stafa, anestezistët Majlinda Naço, Ana Mandi dhe Infermieret Ermela Gjona, Andi Dyrmishi, Anjeza Sadikaj dhe Besa Seiti.

Ndërkohë Prof. Arvin Dibra theksoi se pacienti gëzon shëndet të plotë pas ndërhyrjes.

“Ndërhyrja kryhet pa hapur barkun. Realizimi i laparoskopisë rrit shanset që ndërhyrhja të kryhet në mënyrë perfekte. Pacienti është në një gjendje të mirë shëndetësore”, tha  Prof. Arvin Dibra.

Sleeve Gastrectomy Laparoscopike (SGL) është zhvilluar në fillim në Angli dhe më vonë është përdorur edhe në shtete të tjera si SHBA, Gjermani dhe Belgjikë. Ndërhyrja mund të kryhet me teknikën Laparoskopike dhe parashikon heqjen e një pjese të madhe të stomakut ndërmjet një resecioni, realizuar me ndihmën e suturatriceve/qepëseve mekanike. Pjesa e mbetur e stomakut merr formën e një tubi dhe me një volum shumë të reduktuar, me një kapacitet rreth 100/150 ml./reporttv

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?