Zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Heqja dorë nga zakonet e dëmshme mund të jetë e vështirë. Imagjino sa e vështirë mund të jetë heqja dorë nga zakone që ne normalisht i mendojmë si të dobishme, por në fakt mund të dëmtojnë trupin tonë.

Bright Side ka listuar disa zakone që mund të shkaktojnë më shumë dëme se të mira.

Mundohesh të mos teshtish

Kur mbyllim gojën dhe hundën në përpjekje për të ndaluar teshtitjen, rritet presioni brenda kafkës, ndërpritet rrjedhja e gjakut në tru dhe ngjishen enët e gjakut dhe indet nervore. Si pasojë e tyre shkaktohen dhimbje koke, dëmtime të enëve të gjakut, madje edhe probleme me dëgjimin. Prandaj, kurrë mos mundohuni të ndaloni teshtitjen.

 Ruajtja e ushqimeve në qese plastike

Shumë qese plastike përmbajnë substanca kimike artificiale, si ftalate dhe bisfenol, që ndihmojnë për të mbajtur fleksibilitetin. Nëse ushqimet mbahen për shumë kohë në qese plastike, substanca të tilla mund të kalojnë në to. Prandaj, është më mirë t’i ruani ushqimet në enë prej xhami ose qeramike.

Larja e dhëmbëve direkt pasi ngrënies

Dentistët kanë rekomanduar gjithmonë që duhet t’i lani dhëmbët të paktën 30 minuta pas ngrënies. Nëse është e mundur, një orë do të ishte më mirë. Ushqimet dhe pijet – sidomos ato që janë të pasura në acide – kanë një efekt të dëmshëm tek smalti i dhëmbëve.

 Përdorimi i shpeshtë i sapunit të lëngshëm antibakterial

Në sipërfaqen e lëkurës qëndrojnë një sërë bakteresh të dobishme, të cilat mbrojnë trupin tonë. Nëse përdorim sapun antibakterial shumë shpesh, përfundojmë duke sterilizuar duart tona, që nga ana tjetër u krijon mundësi baktereve të dëmshme të hyjnë në trup.

Veshja e pantallonave të ngushta

Edhe pse mund të duken të modës, xhinset e ngushta ushtrojnë presion të vazhdueshëm në lëkurë dhe fundet nervore. Kjo shkakton ndjesi të vazhdueshme të parehatisë, që mund të çojnë pastaj në probleme me sistemin nervor.

Burimi: Bright Side / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës