Zakonet e përditshme që shkaktojnë rënie të gjoksit

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Rënia e gjoksit është një proces natyror që ndodh me plakjen, pasi gjoksi humbet fleksibilitetin dhe elasticitetin. Lindja e fëmijës dhe ushqyerja  e tij me gji çon gjithashtu në humbjen e elasticitetit të kolagjenit, indi lidhës poshtë lëkurës, duke shkaktuar rënie të gjoksit.gjoks

Megjithatë, ka raste kur rënia e gjoksit nuk shkaktohet as nga plakja, as nga lindja e fëmijës apo gjenetika, por nga zakone që ne i bëjmë çdo ditë. Prandaj, nëse i shmangni këto zakone, gjoksi juaj do të duket më i bukur.

Keni shtuar ose rënë në peshë në mënyrë drastike

Çdo herë që ju humbisni ose shtoni kile, indet e gjinjve bëhen më të plogësht, ndërsa lëkura humbet elasticitetit.

Pini duhan

Edhe gjoksi nuk do t’i shpëtojë dëmtimeve të duhanit. Çdo sasi e konsumuar e duhanit prish elasticitetin dhe rrudh lëkurën duke ulur furnizimin e gjakut në sipërfaqen e lëkurës.

Nuk e mbroni gjoksin nga dielli

Ekspozimi i fytyrës në diell pa vendosur një krem mbrojtës kundra diellit mund të çojë në plakje të parakohshme të saj. I njëjti efekt është edhe tek gjoksi, pasi dielli tendos kolagjenin shkakton dëmtim të lëkurës.

Vishni masën e gabuar të reçipetave

Nëse reçipetat nuk ofrojnë mbështetje maksimale të gjoksit, mund të shkaktojnë rënie të tij me kalimin e kohës. Prandaj, sigurohuni që të vishni reçipetat e duhura për formën tuaj të gjoksit. (Ja disa nga llojet e reçipetave të përshtatshme për format e ndryshme të gjoksit).

Burimi: Women’s Health / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave