Zakonet e përditshme që shkaktojnë varjen e gjoksit

Sutjenat: shpesh vishni masën e gabuar të sutjenave. Zgjidhni me kujdes formën dhe materialin për të evituar varjen e gjoksit. Disa studime thonë se sutjenat të cilat nuk sigurojnë shumë mbështetje, me kalimin e kohës shkaktojnë varjen e gjoksit. Nga ana tjetër një studim 15-vjeçar i publikuar në vitin 2013, doli në përfundimin se femrat që nuk përdorin sutjenat, kanë gjoks më pak të varur se ato që i përdorin.

gjoksNuk pini mjaftueshëm ujë: jo më kot uji është pija më magjike në botë. Mospirja mjaftueshëm e ujit mund të shkaktojë lëkurë të dehidratuar e më vonë të rrudhur, e jo vetëm në fytyrë.
Nuk e mbroni gjoksin nga rrezet e diellit: Pëlqeni të vishni bluza pa mëngë në verë? Sigurohuni të vendosni krem kundër diellit në të gjithë lëkurën që do të ekspozohet. Dëmtimi nga dielli mund të shkaktojë plakje të parakohshme dhe varje të lëkurës.
Pini duhan: një studim 8-vjeçar ka zbuluar se pirja e duhanit mund të kontribuojë në varjen e lëkurës e të gjoksit. Ai dëmton elastinën, e cila është lënda që i jep lëkurës pamjen e shëndetshme e të re.
Ndryshimet drastike të peshës: nëse jeni nga ata persona që mbajnë dietë për pak kohë e më vonë rifitojnë sërish aq peshë sa humbën (ose më tepër), pra nuk mbani një regjim të rregullt ushqimor, atëherë gjoksi juaj do të shfaqë pasojat. Lëkura humbet elasticitetin kur tendoset, pra kur shtoni peshë menjëherë. Kur e humbni, vendi i parë që do të krijojë probleme është gjoksi, sepse pjesa më e madhe e tij përbëhet nga inde dhjamore./Përgatiti për “Shëndet+”:Elena Beta

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin