Zakonet që shkaktojnë “plakjen e gjoksit”

Për fat të keq, indet e gjirit plaken dy deri tre vjet më shpejt në krahasim me pjesët e tjera të trupit, siç pohon  një studim i kohëve të fundit . Nuk mund të bëni asgjë në lidhje me faktorët gjenetik, por ka disa hapa që mund të ndiqni për të evituar plakjen e gjoksit para kohe.

recipetaVishni reçipetat e duhura: Qëllimi kryesor i reçipetave është të mbajnë gjoksin të mbështetur. Veshja e reçipetave të gabuara mund të kontribuojë në varjen e gjoksit, dhe dëmtimit të lëkurës në zonën përreth. Duhet të kujdeseni të vishni reçipeta sipas madhësisë së gjoksit. Rreth 80% e grave nuk kujdesen për llojin e reçipetave që përdorin.

Evitoni pirjen e duhanit: pirja e duhanit e bën lëkurën të humbasë elasticitetin e saj natyral, e cila shkakton dhe rënien e gjoksit. Nikotina redukton sasinë e kolagjenit në lëkurë dhe përkeqëson qarkullimin e gjakut. Kjo e bën lëkurën të bëhet më të dobët dhe të plaket më shpejt.

Kini kujdes me dietat që ndiqni: Një dietë e ekuilibruar është shumë e rëndësishme për shëndetin e gjoksit. Dietat drastike ju bëjnë të humbni sasi të madhe të peshës shpejt, por duhet të keni parasysh se do ta rifitoni përsëri peshën duke shkaktuar një tërheqje muskulore në indet e lëkurës. Kështu shkaktohet rënia e gjoksit. Përpiquni të mbani peshë të qëndrueshme dhe të ushqeheni shëndetshëm.

Mbroni lëkurën nga dielli: gjoksi thith një pjesë të mirë të rrezeve UV të diellit. Kjo mund të dëmtojë lëkurën, duke e rrudhur para kohe. Mbrohuni nga dielli dhe mos mbi-ekspozoni  lëkurën. Kremi mbrojtës ndaj diellit nuk është zgjidhje magjike, prandaj kujdesuni sa më shumë.

Ushtrohuni në mënyrën e duhur: Është e rëndësishme të mbani muskujt e gjoksit të fortë dhe këtë mund ta arrini nëpërmjet ushtrimeve të duhura./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin