Zbulohet një organ i ri në trupin e njeriut

Shkenca nuk rresht së na surprizuari! Sipas një studimi të kohëve të fundit, rezulton se brenda trupit tonë ka qenë përherë një organ, të cilin ekspertët e kanë cilësuar gabim.

Studimi, që mund të konsiderohet padyshim si revolucionar, u botua në revistën “Scientic Reports” nga Qendra Mjekësore “Mount Sinai Beth Israel” dhe Universiteti i New York-ut. Aty shpjegohet se një ind lidhës është konsideruar gabim si i tillë, por në fakt bëhet fjalë për një lloj membrane ndarëse, e cila thuhet se është e shpërndarë në gjithë organizmin tonë.

“Interstitium” quhet organi që ka funksion lidhës mes shtresave të sipërme të lëkurës, mushkërive, sistemit tretës, zonat mes muskujve etj.

Kërkimi shkencor hedh dritë edhe mbi luftën kundër kancerit. Duke qenë se ky organ lidh pjesë të ndryshme të trupit, mund të jetë përgjegjës edhe mbi përhapjen e kancerit me shpejtësi në zona të ndryshme të organizmit. Me njohjen e tij si organ dhe me vëmendjen që do të fitojë tani, ekspertët janë pozitivë në luftën kundër kancerit dhe sëmundjeve të tjera që përhapen me shpejtësi.

Burimi: The Independent / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?