Zbuloni arsyet që ju bëjnë të keni ftohtë gjatë gjithë kohës

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

qafaNjë nga shkaktarët e ndjenjës së të ftohtit janë gjendrat tiroide: “Gjithmonë të pasurit ftohtë është shenjë që tregon se tiroidet nuk sekretojnë mjaftueshëm hormone”, thotë Dr. Phillips nga spitali i Nju Jorkut. Pa nivelin e duhur të këtij hormoni, ngadalësohet metabolizmi duke reduktuar motorin e trupit që prodhon ngrohjen.

Rreth 4.5% e njerëzve e përjetojnë këtë gjendje dhe normat janë më të larta tek gratë që kanë qenë kohët e fundit shtatzënë ose janë mbi moshën 60. Nëse dyshoni se keni probleme me tiroiden, shkoni tek mjeku, i cili mund të konfirmojë diagnozën me një test të thjeshtë të gjakut.

Nuk merrni mjaftueshëm hekur: nivelet e ulëta të hekurit janë nga arsyet më të zakonshme për ftohtësinë kronike. Ja pse: Hekuri është një mineral i rëndësishëm që ndihmon qelizat e kuqe të gjakut të mbartin oksigjenin në të gjithë trupin tuaj, duke sjellë ngrohjen dhe ushqyesit e tjerë në çdo qelizë në sistemin tuaj, shpjegon Dr Phillips. Pa hekur të mjaftueshëm, qelizat e kuqe të gjakut nuk mund të bëjnë punën e tyre në mënyrë efektive, duke shkaktuar kështu dridhje të trupit.

Mënyra më e mirë për të rritur sasinë e hekurit në trup është nëpërmjet ushqimit të shëndetshëm: Mish, vezë dhe gjethe barishte si spinaq, prodhimet e detit janë gjithashtu mundësitë më të mira.

Burimi: http://www.health.com/

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave