Zbuloni cili është vaji më efektiv se antibiotiku, nuk do ta besoni!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

vaji iVajrat eterikë të përftuar nga bimë të ndryshme kanë dhënë rezultate të mira në kurimin e disa sëmundjeve. Këto vajra bimorë, janë të pasura me ushqyes të shumtë dhe shërbejnë për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajra dhe është i detyruar t’i marrë nga jashtë, për të mbrojtur trupin nga sëmundje dhe probleme të ndryshme. Një nga këto vajra është dhe vaji i drurit të çajit(mund ta gjeni me emtin latin, Melaleuca alternifolia). Druri i çajit është një bimë shëruese, jo shumë e njohur në Evropë.

Vaji i nxjerrë nga kjo penë përdoret më shumë në mjekësinë tradicionale të Aborixhinëve, për shërimin e shumë sëmundjeve. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ushtarët e mbanin gjithmonë me vete këtë vaj, për t’u mbrojtur nga kafshimi i insekteve dhe infeksioneve të ndryshme.

Gjatë hulumtimeve të bëra, është vërtetuar se ky vaj eterik ka ndikim të fortë antibakterial, antimykotik dhe ka ndikim të butë antivirusial kundër herpesave, me veti të theksuara imunostimulative.Në trajtimet me aromaterapi, ky vaj përdoret për të gjitha format e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, inflamacionet e zorrëve dhe infeksionet e lëkurës, depresionit dhe lodhjes së përgjithshme.

Ky vaj mbron lëkurën gjatë terapisë me rrezatim. Është shumë i suksesshëm edhe në largimin e puçrrave dhe akneve. Shkatërron edhe shumë baktere dhe mikroorganizma të tjerë, kundër të cilave edhe antibiotikët më të fortë janë të pafuqishëm.

Burimi: healthyfoodhouse/https://shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit