Zbuloni jetën tuaj duke u bazuar tek vijat horizontale të kyçit të dorës

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Vijat horizontale që ndajnë pëllëmbën e dorës dhe pjesën tjetër të krahut besohet se kanë disa kuptime që lidhen me shëndetin, dashurinë dhe famën.

kyc doreSipas metafizikës, numri i vijave tregon shumë për jetëgjatësinë. Sa më shumë vija keni, aq më shumë do të jetoni. Nëse vija e parë është e shënuar në mënyrë të qartë dhe e pathyer tregon 23 deri në 28 vjet jetë, ndërsa vija e dytë paraqet 46 deri në 56 vjet jetë. Vija e tretë që shfaqet në dore përfaqëson 69 deri në 84 vjet jetë, dhe e katërta përfaqëson më shumë se 84 jetë.

Linja e parë konsiderohet si vija më e rëndësishme. Sipas metafizikës, një linjë e qartë dhe e thellë tregon se personi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është i aftë fizikisht. Nëse vija e parë është dobët dhe disi e paqartë, tregon se personi është i pamatur.

Gratë: Në qoftë se kthesa e linjës të parë është në forme të një palme mund të nënkuptojë probleme gjinekologjike – vështirësi në lindje ose probleme me menstruacionet.

Burrat: Në qoftë se kthesa e linjës të parë është në formë palme, tregon se mund të ketë probleme me prostatën, traktin urinar apo probleme riprodhuese.

Linja e dytë e dorës zakonisht tregon pasurinë, begatinë dhe lumturinë e një individi, nëse ajo duket e drejtë, në një linjë të vetme, pa ndonjë mangësi ose lidhje zinxhir.

Linja e tretë tregon famën e jetës së individit. Nëse vija është e drejtë dhe pa ndonjë mangësi gjithashtu tregon se personi do të ketë fat në këto fusha.

Linja e katërt është konsideruar si paralele me linjën e tretë dhe zakonisht favorizon dhe forcon atë.

Burimi: stayonthehealthypath/ http://greenlifes.net/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet