Zbuloni pse disa fëmijë janë më të shkurtër dhe llogarisni sa të gjatë do të jenë fëmijët tuaj!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

sa 3Deri në fillim të pubertetit fëmijët arrijnë afërsisht gjatësinë 85 për qind. Në vitet e adoleshencës mund të zgjaten edhe rreth 15 deri në 20 centimetra.

Rol kryesor në këtë proces ka hormoni i rritjes, dhe nëse nuk ka mjaftueshëm në organizëm në rritjen e fëmijës, mund të shihet ngadalësim apo madje edhe ndalim i plotë në rritje.

Sa do të zgjatet një fëmijë mund të llogaritet lehtësisht, nëse mblidhen gjatësia e babait dhe e nënës, dhe rezultati pjesëtohet me dy.

Për fëmijët meshkuj, numri duhet shtuar, ndërkaq për për fëmijët femra, duhet hequr 6,5 centimetra. Kjo është e ashtuquajtura gjatësia e varur nga prindërit.

Në vitin e parë fëmija rritet nga 22 deri në 25, në vitin e dytë 12, ndërkaq në të tretin 8 centimetra. Pastaj, nga fillimi i pubertetit brenda një viti shtohen nga 4 deri në 6 centimetra.

Rritja e ulët mund të jetë fiziologjike, e shkaktuar gjenetikisht apo patologjikisht për shkak të mungesës së hormonit të rritjes, zvogëlimit të hormonit të gjëndrave tiroide, sëmundjet kronike të veshkave, astmës së rëndë apo pengesave të lindura të zemrës.

Shkaktari i cili ka ngadalësuar rritjen e fëmijës mund të përcaktohet në bazë të metodave të shumta të diagnozave.

Bëhen testet e gjakut, pasqyra e standarde e gjakut, vlerat e sheqerit, hormonet e gjëndrave tiroide dhe mbiveshkore në gjak.

Në bazë të këtyre rezultateve endokrinologu përcakton se në ç’drejtim duhet të bëhen hulumtimet e mëtejshme.

Standardi për vlerësimin e pjekjes së kockave të trupit është radiografia e dorës së majtë dhe metakarpit (metacarpus), ndërkaq rezonanca magnetike dhe skanimi i kokës bëhen për të përjashtuar anomalitë e trurit apo proceset e tumorit.

Burimi: healhyhouse/http://shëndeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide
Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët