Zgjodhi trajtimet tradicionale kineze në vend të kimioterapisë, fund tragjik për aktoren

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

xu-ting_aktore-kineze

Vdekja nga kanceri e një aktoreje të re kineze ka nxitur një debat në rrjetet sociale, duke qenë se ajo zgjodhi metodat tradicionale kineze në vend të kimioterapisë. 26-vjeçarja Xu Ting u diagnostikua në fillim të këtij viti me limfomë, një lloj kanceri që prek sistemin imunitar.

Ajo nuk zgjodhi t’i nënshtrohej kimioterapisë, pasi ishte e shqetësuar për kostot dhe kishte parë miq duke vuajtur nga kjo procedurë.

“Nuk dua që kimioterapia të më kthejë në një gjendje ku nuk mund të njihem. Kam humbur të gjitha paratë dhe veten time”, shkroi ajo në sajtin kinez Sina Weibo.

Në vend të kimioterapisë ajo zgjodhi metodat tradicionale të mjekësisë kineze, si akupunkturë, hedhje kupash, tendosje të shpinës etj.

Kur pa se gjendja po përkeqësohej, ajo iu nënshtrua kimioterapisë, por për fat të keq nuk arrti t’ia dalë dhe ndërroi jetë më 7 shtator.

“Kura të padobishme”

Aktorja e bëri publike sëmundjen e saj në korrik të këtij viti. Ajo publikonte vazhdimisht foto gjatë trajtimeve tradicionale të mjekësisë kineze.

Postimet e saj tërhoqën vëmendjen e mijëra përdoruesve të rrjetit social Weibo, ku disa e uruan për trajtimin e të tjerë e rekomanduan që t’i nënshtrohej kimioterapisë.

trajtime-tradicionale-kineze-per-kancerin“Më dëgjo, mjekësia kineze nuk mund të kurojë kancerin. Nëse nuk do të më dëgjosh mua, dëgjo të paktën doktorin”, komentoi një përdorues.

“Të lutem lëri trajtimet tradicionale, janë thjesht fantazi. Duhet t’i besosh mjekësisë moderne për të shpëtuar veten”,shkroi një tjetër.

Pas vdekjes së aktores, u zhvillua një debat shumë i madh nëse do të mund të shpëtonte po t’i nënshtrohej kimioterapisë, me hashtagun #XuTing’sDeathAndChineseMedicine.

Disa përdorues kanë shkruar se nuk duhet të fajësohet mjekësia tradicionale kineze për vdekjen e aktores.

“Ka shumë pacientë me kancer që kanë ndërruar jetë pasi i janë nënshtruar kimioterapisë. A mund të thuhet edhe për këta njerëz se fajin e ka mjekësia perëndimore”, komentoi një përdorues.

“Mjekësia kineze është zhvilluar mijëra vjet më parë. Jo gjithçka që thonë mjekët perëndimor është e vërtetë”, shprehet një tjetër.

Të tjerët argumentojnë se aktorja duhet t’i ishte nënshtruar të dy llojeve të trajtimeve, duke qenë se kimioterapia do të ishte vënë në shënjestër tumorin ndërsa mjekësia tradicionale kineze do ta kishte ndihmuar në lehtësimin e simptomave.

Hulumtuesit shkencorë kanë nisur kërkimet për të parë nëse mjekësia tradicionale kineze mund të parandalojë ose trajtojë kancerin.

Burimi: BBC/ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës