Zhdukja e sindromës Down, ky shtet duket se po ia arrin qëllimit

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Me zhvillimin e teknologjisë dhe shtimin e testeve gjatë shtatzënisë në Evropë dhe SHBA, ka rënë konsiderueshëm numri i foshnjave të lindura me sindromën Down. Megjithatë, pak shtet janë shumë afër eliminimit të lindjeve me këtë sindromë, siç është Islanda.

Në Islandë, që me zhvillimin e këtyre testeve  në fillim të viteve 2000, pjesa më e madhe e grave (gati 100%), të cilat rezultuan pozitive me sindromën Down, kanë vendosur që të abortojnë. Edhe pse testet janë sipas dëshirës, shteti Islandez  i jep të drejtën çdo gruaje shtatzënë që të informohet për to, në mënyrë që të zbulojnë në kohë nëse foshnja ka sindromën Down dhe të vendosin vetë nëse duan ta abortojnë ose jo. Rreth 80-85% e grave zgjedhin që ta bëjnë këtë test.

Me anë të një analize gjaku, ekoje dhe duke marrë parasysh moshën e nënës, testi, i quajtur “Testi i Kombinuar”, përcakton nëse fetusi mund të ketë një çrregullim të kromozomeve, që në shumicën e rasteve rezulton në sindromën down. Fëmijët e lindur me këtë çrregullim gjenetik kanë disa karakteristika identifikuese në fytyrë dhe një sërë çrregullimesh në zhvillim. Megjithatë, shumica e njerëzve të lindur me sindromën Down mund të jetojnë një jetë të shëndetshme, me një jetëgjatësi mesatare rreth 60 vjeç.

Ndryshe nga Islanda, shtete të tjera janë shumë larg zhdukjes së sindromës Down./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?