Zhvillimi ekonomik, i lidhur me përhapjen e kancerit

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Zhvillimi ekonomik është diçka e mirë, por jo kur është fjala për zhvillimin e kancerit të zorrës. Sipas një studimi të fundit, me zhvillimin e vendit rritet edhe rreziku për prekjen nga kanceri. Studimi u bazua tek niveli i zhvillimit ekonomik të një shteti, ku zbuloi një ndryshim 10-fish në rastet e marra në të gjithë botën. Mënyra e jetesës “perëndimore” që vjen me rritjen ekonomike të një shteti mendohet të jetë shkaktari kryesor i rritjes së rasteve me kancer.zhvillim ekonomik_kancer

“Kanceri kolorektal është treguesi më i qartë i tranzicionit shoqëror dhe ekonomik,” thotë epidemiologia e kancerit, Melina Arnold, nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin.

I njohur ndryshe si kanceri i zorrës, ai është lloji i tretë i kancerit më i përhapur në botë. Ky lloj kanceri ka prekur 1.4 milionë njerëz në vitin 2012 dhe parashikohet që deri në vitin 2030 1.1 milionë vdekje të vijnë vetëm nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.

Ky lloj kanceri shkaktohet nga mënyra e jetesës jo e shëndetshme, si dieta ushqimore e keqe, moskryerja e ushtrimeve fizike, duhanpirja dhe teprimi me alkoolin.

Shtetet ku është përhapur më shumë ky lloj kanceri janë: Kina, Rusia, Brazili dhe Vendet Baltike. Të gjitha këto shtete kanë pasur një zhvillim të menjëhershëm të ekonomisë gjatë dekadës së fundit.

Lexoni disa nga simptomat me të cilat shoqërohet kanceri i zorrës së trashë dhe si mund ta trajtojmë atë.

Burimi: CNN / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?