Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka
Patrick Hardison mund të shoqërojë tani fëmijët për në shkollë. Mund të notojë, të prekë flokët dhe kapsit sytë.
Ai mund të ecë në rrugë pa ia ngulur sytë të tjerët dhe fëmijët nuk do të tremben më nga fytyra e tij. Para një viti, 42-vjeçari nga Senatobia, Misisipi, nuk mund të bënte asgjë nga këto gjëra. Fytyra e tij ishte e shpërfytyruar rëndë.
Hardison pësoi djegie të rënda në fytyrë duke shpëtuar nga zjarri një familje në vitin 2001. Ai humbi qepallat, veshët, buzët, flokët dhe pjesën më të madhe të hundës. Ai përdorte kapele bejsbolli dhe syze dielli për të fshehur plagët.
Të gjitha këto ndryshuan kur Hardison iu nënshtrua translantit më të kushtueshëm të fytyrës, vitin e kaluar.
“Ky operacion më riktheu jetën e mëparshme”, tregon ai.
“Pas aksidentit, jeta ime ishte me të vërtetë e vështirë. E urreja ato. Jam sot këtu sepse dua që të tjerët të shikojnë se ka shpresë pas çdo plage. Jam shumë krenar të ndajë historinë time me shumë zjarrfikës të plagosur, ushtarë amerikanë. Nëse historia ime ndihmon vetëm një person të eksplorojë mundësitë e transplantim, atëherë ia ka vlejtur…” , u shpreh Patric gjatë një konference për shtyp në Universitetin e Nju Jorkut.
Hardison iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer nga dr. Eduardo Rodriguez dhe ekipi i tij në Qendrën Mjekësore Universitare Langone në Nju Jork. Ekipi përdori fytyrën e David Rodebaugh, një çiklist 26-vjeçar i cili pësoi vdekje cerebrale pas një aksidenti me biçikletë. Operacioni zgjati 12 orë.
Që nga viti 2005, më shumë se 20 pacientë kanë marrë transplanto të plotë ose të pjesshëm të fytyrës në klinika të ndryshme në të gjithë botën.
Burimi: CNN / https://shendeti.com.al/


