Zvarritja, trendi i ri i fitness për 2017-n

zvarritja

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Harrojini pajisjet e palestrës apo këpucët e baletit: zvarritja do të jetë trendi i fitness-it për vitin 2017.

Ushtrimi, i cili përfshin lëvizje që mund t’i shihni më shumë në një çerdhe fëmijësh sesa në palestër, do të praktikohet tani e tutje për mbajtjen e trupit në formë, thonë ekspertët.

Zvarritja ndihmon për të balancuar peshën e trupit dhe nuk ka nevojë për asnjë pajisje palestre. “Ne kemi parë tashmë rritje të popullaritetit të personave që e ushtrojnë këtë metodë dhe ka dhënë rezultat. Britania e Madhe tani është duke ndjekur shembullin”, tregon ekspertja e fitness Ashley Hunt.

Ky ushtrim mund të bëhet lehtësisht në shtëpi, pasi zvarritja është e dobishme për një sërë arsyesh. Kjo është një lëvizje simetrike, që do të thotë se ju duhet të punoni shumë për të mbajtur një pozicion të përsëritur. Zvarritja ndihmon jo vetëm me forcën e përgjithshme të trupit, por gjithashtu iu jep edhe qëndrueshmëri.

“Zvarritja është e dobishme për një sërë arsyesh”, shpjegojnë ekspertët.

“Është një lëvizje simetrike, që do të thotë se duhet të lodheni pak për të përsëritur të njëjtin pozicion. Në këtë mënyrë ju ndihmon jo vetëm për forcimin e të gjithë trupit, por ju jep edhe durim dhe qëndrueshmëri – nga kyçet dhe shpatullat deri tek gjymtyrët e poshtme, shputat e këmbëve dhe gishtat. Zvarritja ndihmon edhe për rregullimin e niveleve të tensionit të gjakut”.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet