Kryefaqja Box 2 Dieta e fundit për meshkujt: mbi 3 kg në 1 muaj

Dieta e fundit për meshkujt: mbi 3 kg në 1 muaj

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Thuhet se meshkujt janë nga Marsi dhe gratë nga Venusi, dhe të dy janë në dy botë të ndara kur bëhet fjalë për t’u dobësuar. Meshkujt si duket e kanë më të lehtë për t’u dobësuar.obezi

Dhe, sipas dietologes Rhiannon Lambert, ka një arsye.

“Meshkujt kanë më shumë masë muskulore, prandaj djegin 20% më shumë kalori”, thotë Rhiannon. “Ata kanë gjithashtu nivele më të ulëta të estrogjenit, që ruan yndyrat”, shton ajo.

Metabolizmi tek femrat gjithashtu fillon të dobësohet me kalimin e moshës, ndërkohë që tek meshkujt është më i shpejtë. Gratë janë më të orientuara drejt karbohidrateve, ndërsa meshkujt janë më të fokusuar tek mishi.

Prandaj, djema, keni më shumë shanse se gratë për t’u dobësuar. Plani 7-ditor i dietologes shërben si për meshkujt ashtu edhe femrat të cilët duan të dobësohen dhe të hanë shëndetshëm.

Para se të nisni dietën, duhet të eliminoni menjëherë këto ushqime:

  • qumështin
  • të gjitha llojet e bukës, përveç asaj të thekur
  • sheqerin
  • alkoolin

Këshilla

  • Prisni 4-5 orë mes çdo vakti.
  • Hani fruta sa më shumë, shmangni bananen, ananasin dhe papajën.
  • Hani ushqime të pasura me proteina në çdo vakt.
  • Varieteti është çelësi kryesor në një dietë, përdorni burime të ndryshme të mishit/peshkut/perimeve gjatë ditës.
  • Qëndroni larg nga karbohidratet e përpunuara, konsumoni në vend të tyre patatet të ëmbla dhe drithëra të shëndetshme, si oriz integral, kuinoa, elb etj.
  • Pini minimumi 2 litra ujë në ditë.

Pjesën më të madhe të erëzave dhe produkteve ushqimore mund t’i gjeni tek Alegria (dyqani  kryesor Rr. Margarita Tutulani, 300 m sa kalon shkollën Petro Nini, Tiranë).

alegria 

Dita e parë: E hënë

Mëngjes

  • 30-50 gramë bollgur (në varësi të ushtrimeve që bëni)
  • 75 gr manaferra
  • kubikë akulli
  • 1/3 filxhan me qumësht bajamesh.
  • 1 lugë gjelle gjalpë kikiriku.
  • 1 lugë kakao

I përzieni të gjitha bashkë në një shtrydhëse dhe e konsumoni lëngun menjëherë.

omelete

Drekë:

  • Pulë (të jetë jo më e madhe se pëllëmba e dorës ose një gjoks pule)
  • ½ filxhan me perime (kastravecë, sallatë jeshile, spec jeshil, kërpudha, qepë).
  • 1 lugë gjelle uthull molle, përzierje erëzash, Shafran Indie pluhur, gjethe borziloku dhe një galina blanka me shije pule / 100 ml ujë.

Skuqni pulën me perimet në vaj ulliri dhe shtoni 2 lugë gjelle ujë dhe erëza. Shërbejeni me 60-80 gr oriz integral.

ushqime-kinez

Darkë

  • Biftek (sa pëllëmba e dorës)
  • ½ filxhan me kërpudha dhe 2 lugë gjelle qepë të copëtuara.
  • kripë, piper dhe erëza.
  • pak ujë të ëmbëlsuar me sheqer.

Ose i skuqni fillimisht kërpudhat, dhe u shtoni 60-80 gr kuinoa (mund ta zëvendësoni me oriz integral).

I gatuani kuinoat për 20-25 minuta. I skuqni kërpudhat dhe qepët për 2 minuta, hidhni erëza tek bifteku dhe e gatuani me 1/3 lugë çaji vaj kokosi. Në fund shtoni ujin.

Përzierjen e përgatitur hidheni tek kuinoa.

kerpudha

Dita e dytë: E martë

Mëngjes:

  • ½ filxhan kërpudha, qepë të copëtuara mirë dhe selino.
  • 1 copë djathë mocarela.
  • E përzieni atë me perime (sipas dëshirës) dhe e ngrohni në mikrovalë për 3-4 minuta.

Shërbejeni me 1 fetë bukë të thekur.

Drekë

  • 1 gjoks pule
  • 2 lugë gjelle qepë të copëtuara dhe një filxhan me mango të prerë në kubikë.
  • 2 lugë gjelle uthull molle, 4 lugë gjelle ujë dhe piper.
  • Koriandër dhe/ose majdanoz
  • 1 filxhan me sallatë perimesh (domate, kastravecë, spec jeshil, selino ose spinaq)

I skuqni mirë pulën me qepë, shtoni uthullën e mollës, kripën, piperin dhe mangon.

I përzieni mirë derisa të zbutet mangoja.

I hani bashkë me sallatën dhe një gjysmë patateje të ëmbël të pjekur në njërën anë.

Darka

  • 1 biftek në madhësinë e pëllëmbës së dorës
  • ½ filxhan kërpudha dhe qepë të copëtuara mirë
  • lugë çaji nga secila prej erëzave (hudhër, piper)
  • 5 ml (1 lugë çaji) majonez
  • 1 lugë gjelle uthull molle
  • 1 filxhan me sallatë (si më sipër)

Skuqni qepën me kërpudhat në 1 lugë gjelle vaj kokosi. Shtoni uthullën e mollës dhe erëzat,

I konsumoni bashkë me sallatën dhe 50-70 g oriz.

bollgur

Dita e tretë (e mërkurë)

Mëngjes:

  • 60 g bollgur
  • Qumësht bajamesh
  • Pluhur proteinash (kakao për shembull)

Vendosni një tigan në zjarr (me nxehtësi të ulët). Hidhni në të qumështin e bajameve, bollgurin dhe kakaon.

Shërbejeni me një lugë gjalpë  kikiriku dhe një grusht me manaferra.

Dreka

  • 1 gjoks pule
  • 1 filxhan me sallatë jeshile dhe selino
  • 1 portokall dhe spec
  • Uthull molle, hudhra, 2 lugë gjelle mustardë, erëza.

Vendosni gjethet e sallatës në pjatë me portokallin dhe selinon.

E prisni pulën në copa të vogla dhe e skuqni bashkë me qepën dhe erëzat. E vendosni sipër sallatës.

Shtrydhni bashkë portokallin, mustardën, hudhrën, uthullën e mollës, erëzat dhe pak vaj ulliri. Përzierjen hidheni sipër pulës.

Shërbejeni me 1 fetë bukë të thekur.

Darka:

  • 1 biftek në madhësinë e pëllëmbës së dorës
  • 1 filxhan me kërpudha

E skuqni biftekun me vaj kokosi dhe kërpudhat.

E shërbeni me 50-70 g kuinoa

Dita e Katërt: E enjte

Mëngjes:

  • 2 vezë
  • 1 domate e vogël
  • Gjysmë qepë

Skuqni qepën dhe domaten bashkë, më pas shtoni vezët, kripën, piperin dhe erëzat. Vendosini sipër bukës së thekur dhe shoqërojini me ¼ e avokados.

Drekë

  • 1 copë djathë
  • 1 filxhan me kërpudha
  • 2 thelpinj hudhra

I prisni mirë kërpudhat dhe hudhrat, dhe i përzieni bashkë. Vendosni në një enë bashkë me djathin e grirë dhe i piqni në furrë për 15 minuta.

Shërbejeni me ½ patate të ëmbël të pjekur.

Darka

  • 2 fileto peshk merluc
  • 1 vezë
  • 1 filxhan spinaq dhe 1 qepë e copëtuar mirë
  • 1 thelbi hudhër, e copëtuar mirë
  • 1 lugë çaji pluhur Shafran Indie, erëza, kripë, piper dhe spec të freskët.

I përzieni bashkë dhe i ndani në 8 topa të vegjël. Këto të fundit i ngjyeni tek e bardha e vezës dhe mielli që të ngjiten mirë.

I piqni në furrë në temperaturën 200 gradë për 20 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.

Shërbejeni me oriz kaf.

biftek

Dita e pestë (e premte)

Mëngjes

  • 3 vezë
  • 80 g speca të pjekur
  • një grusht spinaq
  • fara të thekur

Bëni një omëletë në tigan. Hidhni perimet sipër dhe e piqni për 1-2 minuta sipër skarës.

Shërbejeni duke e spërkatur me pak fara de vaj ulliri ekstra të virgjër.

Drekë

  • 1 gjoks pule
  • 1 pjeshkë ose nektarinë, e prerë në feta
  • 2 lugë çaji pluhur Shafran Indie
  • 2 lugë gjelle qepë, të copëtuara mirë

E prisni pulën në copa të vogla dhe e skuqni bashkë me qepën. Shtoni pluhurin e Shafranit të Indisë, fetat e pjeshkës, ujë dhe lërini të ziejnë për 15 minuta.

Shërbejeni me 2 feta bukë të thekur.

Darkë

  • 1 domate e vogël, speca jeshile, qepë, kërpudha dhe kungull i njomë, patëllxhan dhe spinaq
  • 30 g fruta të thata (shqeme)

I skuqni të gjitha perimet bashkë me frutat e thata.

U spërkasni me pak vaj ulliri.

Dita e gjashtë (e shtunë)

Mëngjes

  • 1 vezë
  • 30 g miell dhe 100 g kos
  • kakao

Përzieni të gjitha në një tas dhe i skuqni pak me vaj kokosi. Shërbejini me manaferra dhe kanellë.

Drekë

  • 1 copë djathë mocarela
  • majdanoz
  • 1 thelbi hudhër
  • 1 lugë çaji majonez
  • 1 filxhan me brokoli dhe domate të pjekura në avull, dhe pak thjerrëza.
  • 2 feta bukë të thekur

Përzieni djathin, erëzat dhe majonezën dhe vendosini në mikrovalë derisa të shkrihen.

Përzierjen e përgatitur vendoseni sipër fetave të bukës dhe shërbejeni bashkë me perimet.

Darkë

  • 1 gjoks pule
  • 2 thelpinj hudhre, qepë, spinaq
  • ½ filxhan mango të prerë në kubikë

E skuqni gjoksin e pulës në tigan bashkë me erëzat.

Shtoni perimet dhe i gatuani derisa të zbuten mirë.

E shtypni mangon dhe e shtoni tek 50-70 g oriz integral.

Dita e shtatë (e diel)

Mëngjes

  • 175 ml kos
  • Kanellë, kakao, i përzieni në 20 g bollgur dhe i spërkatni me pak bajame të copëtuara.

Drekë

  • 1 copë djathë moxarela
  • 2 vezë
  • 1 thlebi hudhër, e copëtuar mirë, kripë, piper dhe erëza
  • ½ filxhan spinaq
  • ½ sallatë me perime të freskëta

Përzieni djathin, erëzat, vezët dhe spinaqin në një enë dhe e vendosni në furrë

Shërbejeni bashkë me sallatën.

Darkë

Pulë e pjekur e shëndetshme

E piqni pulën me rozmarinë dhe thelpinj hudhre

Shërbejeni ¼ me brokoli dhe 1 lugë pure me patate të ëmbla.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here