10 përfitime të sallatës, për një shëndet më të mirë

Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka

Sallata është quajtur “ushqimi perfekt për humbjen në peshë” dhe “ushqimi i lepurit”,  por është më tepër se kaq. Me përfitime të mahnitshme shërimi dhe përbërja e kalorive me 20%  proteinë, për këtë mund të quhet “ushqimi i gorillës”.  Zbuloni të gjitha përfitimet nga konsumimi i sallatës që të jep fuqi.

Sugjerim: Zgjidhni sallatën në formë të gjatë se atë të rrumbullakët. Pasi sallata Romaine ka vlera të larta ushqyese në kategorinë e sallatave. Ndërsa sallata iceberg më pak vlera ushqyese.

Sallata romaine VS Sallata iceberg  

Vlerat ushqyese të sallatës Romaine:
Më pak sheqerna dhe natrium
Dyfishin e proteinave 
Dyfishin e kalciumit
Trefishin e vitaminës K  

Katërfishin e hekurit
8 herë më shumë vitaminë C
17 herë vitaminë A  (Të dhënat ushqyese marra nga USDA SR -21)

Rregulli i përgjithshëm është: ‘Zgjidhni ushqime me ngjyrë të kuqe, jeshile dhe ngjyrë të errët, sesa ushqimet të bardha.  Sallata jeshile dhe e kuqe ka më shumë vlera ushqyese sesa sallata iceberg .

10 përfitime shëndetësore     

  1. Përmban pak kalori

Në 1 kupë me sallatë të copëtuar gjenden vetëm 12 kalori. Prandaj është e mirë për të humbur peshë.

  1. Ndihmon në humbjen e peshës

Sallata përmban fibër dhe celuloze. Jo vetëm të ngop, po fibra të ndihmon dhe në tretje.  Përmirësimi i tretjes mbase nuk është e njëjtë si të humbasësh peshë, por është esenciale për kontrollin afatgjatë të peshës.

Fibra ndihmon dhe në heqjen e kripërave bilare nga trupi. Kur trupi zëvendëson kripërat, parandalon rritjen e niveleve të kolesterolit. Prandaj  sallata është e mirë për zemrën.

  1. E shëndetshme për shëndetin e zemrës

Vitamina C e sallatës dhe beta-karoten punojnë së bashku për të parandaluar oksidimin e kolesterolit. Kjo parandalon ndërtimin e pllakës.

  1. Acidet yndyrore Omega 3 

Sallata Romaine (me fletë të gjata) ka një raport 2 me 1, pra nga omega 3 në omega 6. Pra, një raport shumë të mirë.

Përmbajtja e yndyrës në sallata nuk është e konsiderueshme vetëm nëse hani shumë. Megjithatë, konsumimi i sallatës është i rekomandueshëm.

  1. E pasur në proteina

Kaloritë e sallatës romane përmbajnë 20% proteinë.  Si të gjitha ushqimet, proteina është e kompletuar por ajo mund të rris përmbajtën e saj duke kombinuar me proteina të balancuara.

  1. Ndihmon me pagjumësinë

Lëngu i bardhë që shikoni kur prisni apo ndani gjethet e sallatës quhet lactuarium.  Ajo ka efekt relaksues dhe përgjumje të ngjashme me opiumin, por pa efekte të forta anësore. Konsumoni disa gjethe të sallatës ose bëni lëng sallate para se të flini.

  1. Sallata ndihmon në prodhimin e alkalinës

Vlerat ushqyese që përmban sallata ndihmojnë në largimin e toksinave dhe mbajtjes në balancë të acidit. Në momentin që kemi një nivel të balancuar, ekzistojnë një sërë përfitimesh, përfshirë këtu më shumë energji, mendim më të qartë dhe një lëkurë të re.

  1. Indeks i ulët i glicemisë

Sallata ka një indeks mesatar të glicemisë prej 15, por për shkak se ajo ka kaq pak kalori, ngarkesa glicemike konsiderohet zero. Ushqimet me indeks të ulët të glicemisë janë të rekomandueshme për të gjithë ata që për arsye shëndetësore duhet të kenë nën kontroll sheqernat në gjak ose që kujdesen për peshën.

Sigurisht, sallata nuk përmban sheqer të bardhë ose të rafinuar dhe çdo problem që vjen me to.

  1. Ushqime përgjatë gjithë jetës

Sallatat konsumohen të papërpunuara, duke na ofruar shumë lëndë ushqyese që nuk gjenden në asnjë ushqim të gatuar apo të përpunuar. Konsumimi i ushqimeve të papërpunuara shton energji vitale të panjohura nga shkenca.

Në fakt, sallatat janë një nga të paktat ushqime që mund të gjenden organike dhe të lara  dhe të gatshme për t’u konsumuar.

  1. Sallata është shumë e shijshme.

Ndonëse sallata jeshile ka pak kalori, shumë prej tyre kanë një shije të ëmbël. Që të përfitoni të gjithë të mirat që përmban ushqimi nuk duhet ta hani vetëm sepse thoni që ju bën mirë por edhe pse e ndjeni që ju bën mirë. Nëse ju  pëlqen me shije të hidhur, atëherë mund të zgjidhni opsione të  hidhur të sallatave./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar