48 orë  për të detoksifikuar trupin dhe eliminuar totalisht toksinat!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta       

cajJeta e përditshme na ekspozon ndaj shumë toksinave nëpërmjet ndotjes së ambjentit dhe burimeve të tjera të helmeve kimike, që me kalimin e kohës çojnë pashmangshmërisht në probleme shëndetësore dhe sëmundje të ndryshme. Sot, një individ i zakonshëm, ka thuajse 300 kimikate helmuese që qarkullojnë në gjakun e tij. Kimikatet të cilat mund të shkaktojnë probleme që nga dëmtimi i mëlçisë e deri tek kanceri, vijnë nga ajri që thithim, ushqimi që hamë, uji, ndërtesat, pesticidet, si dhe nga produktet e shumta që konsumojmë çdo ditë.

Detoksifikimi është proçesi natyral i eliminimit dhe neutralizimit të materialeve toksike nga qelizat, indet, organet dhe gjaku i organizmit të njeriut. Mënyrat natyrale për detoksifikim kanë rezultuar shumë efektive në mesin e atyre që i kanë aplikuar. Një mënyrë e mirë detoksifikimi është edhe kjo dietë 48 orëshe.

Gjatë fundjavës është koha e përkryer për të filluar këtë dietë. Ju duhet të hani perime të cilat do të nxisin procesin e pastrimit.

  • 1 lugë çaji xhenxhefill
  • 1 lugë çaji speca të nxehtë
  • 1 lugë gjelle shurup panje
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • 300 ml ujë

Vendosni të gjithë përbërësit në blender dhe përziereja është gati për t’u pirë. Ju do të merrni rezultate më të mira në qoftë se e konsumoni  këtë pije në mbrëmje para se të shkoni në shtrat.

Një tjetër pije detoksifikuese:

  • 6 kube akulli
  • 500 ml ujë
  • 4 thelbinj hudhër
  • 2 domate
  • 6 lugë çaji lëng limoni

Vendosni përbërësit në blender dhe përziejini për disa sekonda. Konsumojeni  pijen para mëngjesit.

Ju duhet të pini çaj jeshil në sasi të mëdha gjatë këtyre dy ditëve (pa sheqer dhe ëmbëlsues artificialë). Gjithashtu duhet të konsumoni perime.

Burimi: beestweightlos/http://shëndeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut