5 arsye të shëndetshme se pse duhet të pini më shumë çaj

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Dieta ushqimore luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës. Me shtimin e rasteve të sëmundjeve të zemrës, kjo mund të jetë koha më e mirë për të rritur ndërgjegjësimin rreth ushqimeve që ndihmojnë në luftën ndaj këtyre sëmundjeve.

Një nga produktet më të preferuara dhe surprizuese me një sërë efektesh pozitive në shëndetin kardiovaskular është çaji.

Ja disa arsye se pse duhet të pijmë më shumë çaj (të pa ëmbëlsuar nëse është e mundur):

  1. Qetëson inflamacionin

Çaji është një nga burimet më të mira të flavonoideve, apo përbërësve natyralë bimorë që lidhen me shumë përfitime për shëndetin e zemrës. Flavonoidet mund të qetësojnë inflamacionin, gjë që mund të reduktojë bllokimin e arterieve. Si çaji i zi edhe ai jeshil përmbajnë flavonoide, por çaji jeshil ka sasi pak më të lartë.

  1. Përmirëson kolesterolin

Çaji ndihmon në ngadalësimin e uljes së kolesterolit “të mirë” HDL në trup, që ndodh natyrisht gjatë plakjes. Gjithashtu mund të ulë në mënyrë domethënse riskun për sëmundje të zemrës dhe goditje cerebrale duke reduktuar kolesterolin “e keq” LDL që grumbullohet në arterie.

  1. Përmirëson shëndetin e zorrëve

Flavonoidet që gjenden në çajin e zi apo jeshil mund të rrisin sasinë e bakterieve të mira dhe të ulin sasinë e bakterieve të dëmshme të mikrobiomës së zorrëve, një nga sistemet shëndetësorë kyç të mbrojtjes në trup.

  1. Ndihmon me hidratimin

Çaji është hidratues. Është pothuajse i gjithi ujë në fund të fundit. Hidratimi është i rëndësishëm për funksionin e zemrës dhe qarkullimit të gjakut. Vetëm mos harroni të pini dhe ujë.

  1. Ka shije të mirë

Mund të duket diçka e vogël, por është në fakt shumë e rëndësishme. Ndryshimet e shëndetshme në stilin e jetesës janë më të lehta për t’u bërë kur ato janë të këndshme, të pëlqyeshme dhe të disponueshmë, dhe çaji i plotëson të gjitha këto.

Burimi: Real Simple

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore