5 shenjat që tregojnë se po e teproni me kafen

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Nuk kemi ndërmend t’ju themi që të hiqni dorë nga kafja. Dita jonë nuk mund të imagjinohet pa atë kafen e mëngjesit. Por, ju sugjerojmë që të mos e teproni me të, pasi mund të shkaktojë efekte anësore.kafe

Këto janë 5 shenjat që tregojnë se e keni tepruar me konsumin e kafes:

Ndiheni pak të nervozuar

Kafja nuk është vetëm një stimulues i sistemit nervor, por kafeina bllokon edhe receptorët adenozine ndërkohë që rrit adrenalinën, dopaminën dhe glutamaten, një kombinim që mund të shkaktojë ankth, rritje të rrahjeve të zemrës, nervozizëm etj.

Shkoni shpesh në tualet

Kafja është diuretike, që do të thotë se shkakton urinim të shpeshtë, sidomos nëse nuk jeni konsumues të rregullt të kafes.

Në këtë rast është mirë që kafen ta shoqëroni me një snack të shëndetshëm.

I kapsitni shpesh sytë

Kafeina është një nga tre shkaktarët kryesorë të kapsitjes së shpeshtë të syve. Një studim i kryer nga Universiteti York tregon se kafeina çon në prodhimin e serotoninës dhe noradrenalinës, neurotransmetues ngacmues që mund të rrisin riaktivitetin në muskuj dhe nerva.

Ju duhet të shkoni urgjentisht në tualet

Kafja ka një efekt laksativ tek rreth 30% e njerëzve. Si përmbajtja acidike e kafes, ashtu edhe efekti i saj stimulues në zorrë, mund të lindin nevojën për të shkuar urgjentisht në tualet (këtë herë për një problem më madhor).

Nuk mund të flini

Sipas shkencës, kafja mund të sabotojë gjumin, edhe nëse keni kaluar një ditë të lodhshme. Kafja mund të çrregullojë edhe ritmin kardiak, duke shkaktuar letargji gjatë ditës.

Burimi: Women’s Health / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Protesta/ Qytetari denoncon sistemin shëndetësor:Gjatë ndërhyrjes për tumor, spitali mbeti pa kondicionim