6-vjeçari gjen një qese me drogë brenda çokollatës Kinder

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

cokollate Kinder_droge

Një 6-vjeçar i pasionuar pas vezëve prej çokollate, lodrat e të cilave i bënte koleksion, ka gjetur një “dhuratë” të pazakontë në paketimin e ëmbëlsirës së preferuar. Vogëlushi ishte duke luajtur me vëllanë e tij të madh kur hapi paketimin plastik të dhuratës. Por, në vend që të gjente një lodër, djaloshi gjeti një qese me drogë, të llojit metamfetaminë kristal.

Për fat të mirë, djali ia dha qesen të atit, i cili e dorëzoi menjëherë në polici. Fëmija e kishte gjetur vezën Kinder të fshehur në një gardh me shkurre anës rrugës. Policia po heton për incidentin, i cili mund të rezultonte fatal nëse fëmija do ta provonte atë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet