68-vjeçari: Dieta me çokollatë dhe rrush më kuroi nga diabeti

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një 68-vjeçar pretendon se ka kuruar diabetin e tipit 2 me një dietë strikte me çokollatë të zezë dhe rrush.

Britaniku Terry Kemp zhvilloi këtë gjendje pasi shkoi mbi 100 kg. Që të shpëtonte nga kjo gjendje, z. Kemo vendosi të ndjekë një dietë strikte me çokollatë me kakao dhe rrush të kuq, çdo ditë.

Dy vite pasi kishte ndjekur këtë dietë të pazakontë,  ai humbi rreth 20 kg, ndërkohë që mjekët thonë se nuk vuan më nga diabeti.

Me miliona njerëz në të gjithë botën vuajnë nga diabeti, ku rreth 90% e tyre vuajnë nga diabeti i tipit 2. Ky lloj lidhet shpesh me të qenët mbipeshë ose obez.

“Funksionoi për mua”

68-vjeçari shprehet për të përditshmen The Sun: “Nuk dua t’u japë kot njerëzve shpresë, por duket se funksionoi për mua. Mund të jetë për shkak të çokollatë, rrushit, për të dyja, nuk  e di. Tani kam nisur të konsumoj edhe ushqime të tjera.

A janë të mirë çokollata dhe rrushi për pacientët me diabet?

Studime të mëparshme kanë treguar se kakao përmban një përbërës, i quajtur epicatechin monomers, që rrit sekretimin e hormonit të insulinës. Problemet me insulinën mund të çojnë në zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Studimet  kryera tek kafshët kanë treguar gjithashtu se ky përbërës ndihmon në rënien në peshë dhe për të menaxhuar nivelet e larta të glukozës në gjak.

Studimet kanë treguar gjithashtu se frutat, ndryshe nga lëngjet e tyre, përmbajnë antioksidues që mund të ndihmojnë në menaxhimin e diabetit të tipit 2. Frutat, si rrushi, përmbajnë gjithashtu shumë fibra, që të ngopin dhe ulin numrin e kalorive, duke ndihmuar kështu në rënien në peshë.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj