Kryefaqja Box 6 7 lëndë ushqyese që ju duhen për të pasur lëkurë dhe flokë...

7 lëndë ushqyese që ju duhen për të pasur lëkurë dhe flokë të shëndetshme

0
Shpërndaje

Për të pasur lëkurë dhe flokë të shëndetshme, duhet patjetër që dieta juaj ushqimore të jetë e pasur me këto lloj vitaminash:7 lëndë ushqyese që ju duhen për të pasur lëkurë dhe flokë të shëndetshme

Vitamina C

Gjendet në: agrume, speca të verdhë, papaja, lakër jeshile, luleshtrydhe.

Vitamina C lufton dëmtimet ultravjollcë dhe zbardh lëkurën. Kjo vitaminë është e rëndësishme për prodhimin e kolagjenit dhe mirëmbajtjen e enëve të gjakut në lëkurë.

Vitamina E

Gjendet në: spinaq, arra, vaj luledielli.

Vitamina E është antioksidues i fuqishëm dhe funksionon si mburojë kundër radikaleve të lira që dëmtojnë lëkurën. Në jetën e përditshme ndeshemi me radikale të lira, si për shembull ndotja, apo rrezet ultravjollcë, të cilat dëmtojnë kolagjenin.

Vitamina A

Gjendet në: karotë, kungull, patate të ëmbla, lakër jeshile

Vitamina A është një armë e fuqishme kundër plakjes. Kjo ndodh sepse vitamina përshpejton qarkullimin e qelizave, duke lejuar që lëkura e re të dalë më shpejt në sipërfaqe.

Acide yndyrore Omega 3

Gjenden në: salmon, bishtajë, arra

Acidet yndyrore Omega 3 përbëjnë rreth 3 për qind të rrënjës së flokut dhe të membranës së kafkës, duke nxitur qakullimin në kafkë. Janë të rëndësishme për flokë dhe kafkë të shëndetshme. Nxisin rritjen e flokëve me shkëlqim dhe të shëndetshëm.

Hekuri

Gjendet në: fasule, gocë deti, spinaq, thjerrëza, farat e susamit

Hekuri është çelësi për flokë të fortë. Nëse nuk konsumoni mjaftueshëm ushqime të pasura me hekur, rrënjët e flokut dobësohen dhe fillojnë të bien. Kjo ndodh për shkak të mungesës së oksigjenit në kafkë dhe gjëndrat e flokut.

Biotinë

Gjendet në: salmon, vezë, lulelakër, mjedër.

Niveli i ulët i biotinës çon në dobësimin dhe rënien e flokut. Megjithatë, rënia e flokut varet edhe nga gjenetika e personit.

Zinku

Gjendet në: gocën e detit, pulë, fasule, arra.

Nëse keni flokë dhe lëkurë të thatë, atëherë keni mungesë zinku. Nivel i ulët i zinkut i bën flokët të thatë dhe krijon zbokth.

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: Women’s Health

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here