9 përdorimet shëndetësore të mjaltit

Nëse mjalti është në ngjyrë të errët niveli i antioksidantëve që përmban është më i lartë. Është e rëndësishme të theksohet se mjalti i ngrohur mbi 40 gradë mund të shkatërojë çdo përfitim shëndetësor. Ja për çfarë mund ta përdorni mjaltin:

Parandalon të ftohtin dhe gripin: Një pije tradicionale për të luftuar gripin dhe ftohjen: ujë i nxehtë me mjaltë, limon dhe kanellë. Rekomandohet të konsumohet çdo dy orë.

fresh honey with honeycomb, lemons, oranges, cinnamon, vanilla, anise star

Mjaltë me limon

Parandalon kollën dhe infeksionet: Mjalti  përdoret në shumë shurupe për të trajtuar kollën dhe infeksionet.

Parandalon aknet: Aplikoni pak mjaltë mbi aknet para se të shkoni për të fjetur dhe ato do të zhduken  brenda natës. Mjalti ka veti antibakteriale. Gjithashtu mjalti mund të përdoret për të tharë plagët, për të parandaluar acarimin e lëkurës si dhe për të luftuar inflamacionin.

Parandalon infeksionet: Një garzë e lyer me mjaltë ndihmon në parandalimin e infeksioneve. Mjalti largon aromat dhe ul inflamacionin.

Zbut lëkurën e thatë: mund ta aplikoni direkt mbi lëkurë të ashpër ose mund ta përzieni me limon dhe mjaltë.

Zbut buzët: nëse keni buzë të plasaritura aplikoni pak mjaltë mbi to dhe mbajeni për disa minuta.

Largon stresin: përgatisni një lëng duke përdorur mjaltë, limon, kamomil dhe stresi do të qëndrojë larg jush.

Rregullon ciklin menstrual: mjalti stimulon prodhimin e omega6 dhe rregullon hormonet në trup. Rekomandohet 1 lugë mjaltë në ditë i shoqëruar edhe me një gotë uji ose çaj bimor.

Zbut flokët e thatë: përzieni ½ filxhan mjaltë dhe ¼ filxhan vaj ulliri. Mbajeni masën e përfituar në një enë qelqi. Aplikojeni përzierjen në flokë dhe lajini flokët si zakonisht, pas 30 minutash. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

 

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj