Marihuanë për të shëruar krizat e epilepsisë?

Marihuana mjekësore e lëngshme ndihmon Xhejdan Davidin, 6 vjeç, të bëjë një jetë normale

I diagnostikuar me një formë të rrallë të epilepsisë e quajtur sindroma Dravet, Xhejdan David (6 vjeç) kishte provuar 12 lloje të ndryshme ilaçesh, duke marrë 22 pilula çdo ditë. Tani babai i Xhejdanit thotë se një “mrekulli” ka ndodhur që kur djali i tij filloi të marrë një ilaç tjetër të ndryshëm: marihuanë mjekësore të lëngshme.

marihuana djaliSipas Fondacionit të Sindromës Dravet, Sindroma Dravet është një lloj epilepsie shumë e vështirë për t’u trajtuar që fillon që në fëmijëri. Rreth 1 në 30 000 foshnja lindme këtë çrregullim të rrallë gjenetik.

Gjendja e Xhejdanit u bë aq keq sa krizat e tij të përditshme çuan në një total prej të paktën 40 vizitash urgjente në spital.

Babai i tij, Xhejzon David thotë se arriti një pikë “që Xhejdani kishte kriza 24 orët e ditës që zgjatnin një orë e gjysëm. Shkova te doktori dhe i thashë se s’besoja se im bir do të zgjaste shumë, pasi ai s’mund të hante, s’mund të shkonte në banjë, s’mund të bënte asgjë”.

Si banor i Kalifornisë, Xhejzoni vendosi që të përdorte edhe një burim mjekësor të disponueshëm vetëm në disa shtete: marihuanë mjekësore dhe më saktë, një formë të lëngshme të njohur si kanabidiol (CBD).

Pas disa pikave të CBD -sënë ditë për dy vitet e fundit, Xhejzoni pa një ndryshim të madh në shëndetin e të birit. I vogli jo vetëm nuk ka kriza, por ai gjithashtu shijon ecjen, vrapimin, dhe luan si një fëmijë normal.

“Ditën e parë që i dhashë marihuanë mjekësore, falë Zotit, ishte dita e parë në jetën e tij që im bir nuk pati kriza”, shpjegoi Xhejzoni për mediat./ CNN

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës