Osteoartriti, faktorët e riskut dhe mënyrat e parandalimit

Nga mjekja reumatologe Julia Kollçaku

Faktori kryesor i osteoartritit është mosha. Përveç kësaj është edhe obeziteti (mbipesha). Personat mbipeshë kanë një presion më të madh mbi artikulacionin e gjurit, pra, kanë më shumë vështirësi në  lëvizje. Ngarkesa fizike, një person që lodhet në punë fizike, pra ngre pesha të rënda është gjithashtu i prirur. Personat që e përdorin artikulacionin më shumë sesa duhet, personat që merret me sport etj.

osteoartritOsteartriti mund të ndodhë në një moshë të re veçanërisht tek sportistët të cilët dëmtohen nga rrëzimet e vazhdueshme. Ata janë më të prirur për artrit se njerëzit normal. Kemi balerinat të cilat artikulacionin e nyjës së këmbës e sforcojnë më shumë se njerëzit normal, kjo mund të favorizojë më pas shfaqjen e osteoartritit.

A mund të preken fëmijët nga osetoartriti?                                                                         

Traumat që mund të pësojnë të rinjtë gjatë aktivitetit të tyre  bën një terren të përshtatshëm për të zhvilluar më vonë osteoartritin. Osteoartritin mund ta kesh prej shumë vitesh  por shfaqet shumë vite më vonë.

Trashëgimia

Ndikojnë edhe faktorët gjenetikë. Trashëgimia ka një rol predispozues për osteoartitin. Kështu ka persona që janë obezë për pasojë këta persona janë më të favorizuar për osteoartrit.

osteoartritiA mund ta parandalojmë osteoartritin?

Ne mund ta parandalojmë ose të shtyjmë shenjat e osteoartitit. Për një person që është mbi 65 vjeç osteoatriti është një proces biologjik ashtu siç flokët thinjen edhe kockat dobësohen.

Format e parandalimit

Pacienti duhet të ruajë një peshë normale të trupit. Duhet të mbajë një qëndrim korrekt, sepse edhe deformimet që ndodhin gjatë qëndrimit jo korrekt çojnë në shtrëmbërim dhe shtojnë akoma më shumë dhimbjen. Nuk duhet të bëjë jetë sedentare. Këtyre pacientëve iu bën mirë lëvizja por jo mbilëvizja. Mbilëvizja dhe mbingarkesa e artikulacioneve bën dëm. Një orë në ditë bën mirë si për dobësim ashtu edhe për kockën. Sportet janë shumë të rëndësishme.

Cilat janë profesionet që favorizojnë shfaqjen e osteroartritit në të ardhmen?

Profesionet që favorizojnë janë sportet e ndryshme, balerinat, njerëzit që qëndrojnë për një kohë të gjatë ulur sepse e theksuam rëndësinë e aktivitetit fizik. Pra ata profesione që janë të predispozuar për trauma dhe për përdorim të tepërt të artikulacioneve.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare