Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor zhvilluan të
enjten një inspektim të përbashkët për zbatueshmërinë e “Ligjit Antiduhan” në qytetin e Durrësit.
Në këtë inspektim të përbashkët u kontrolluam 42 njësi tregtare, si: bare, restorante, pika bastesh sportive etj.
Gjatë inspektimit u vendosën katër gjoba në katër subjekte tregtare, ku nuk zbatohej “Ligji Antiduhan”, me nga 300 mijë lekë secila , si dhe dy raste të tjera që u gjobitën me nga 5 mijë lekë dy duhanpirës.
Inspektimi u ndoq nga afër nga drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Afrim Bakaj , si dhe kryeinspektori i Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror, Eltar Deda.


