Urdhri i Mjekut: Të merren në mbrojtje bluzat e bardha

Urdhri i Mjekut ka reaguar sot lidhur me rastin e ndodhur në qytetin e Poliçanit, ku kryetari i Bashkisë akuzohet se ka qëlluar disa herë me grushte doktorin në ambientet e punës në Qendrën Shëndetësore.

doktor 1“Ky është një rast i ri dhune si vazhdim i shumë rasteve të tjera të kaluara në heshtje pa asnjë masë apo reagim nga organet përgjegjëse të shtetit, – thuhet në njoftimin për shtyp. – Është një rast i ri jo vetëm nga renditja si i fundit i radhës, por si lloj, sepse këtë herë vjen nga njerëz të veshur me pushtet. Kryebashkiaku i Poliçanit godet mjekun me bluzë të bardhë në krye të detyrës. Kjo nuk ka nevojë për asnjë koment pse dhe qysh.

Çdo lloj konflikti ka mënyrën e zgjidhjes pa dhunuar tjetrin, aq më tepër mjekun. Nuk ke çfarë pret më tepër, mjekët paragjykohen, mjekët prangosen, mjekët dhunohen. Mjekët nuk kanë statusin e tyre që meritojnë.

Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë në emër të të gjithë mjekëve të Shqipërisë apelon për mbrojtjen e mjekëve për statusin e tyre.

Të nderuar pushtetarë e zyrtarë të lartë,

I nderuar z. President  i Republikës së Shqipërisë,

I nderuar Kryeministër,

I nderuar Minister i Drejtësisë dhe zoti Prokuror i Përgjithshëm,

Nuk është hera e parë që apelojmë për mbrojtjen e mjekëve, për statusin e mjekut. Kthejini sytë nga ky komunitet i shoqërisë shqiptare, jo vetëm për t’i denigruar, por edhe për t’i konsideruar e vlerësuar dhe mbrojtur nga persona që guxojnë dhe manifestojnë se janë të pandëshkueshëm”.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak