Nis hetimi në QSUT nëse ilaçi për të sëmurët me kancer është fals

Denisa Canameti

Skandali i denoncimit në QSUT nga Ardian Galdini në lidhje me mjekimin me abirin avastinë, ka sjellë një sërë reagimesh nga institucione të ndryshme. Lidhur më këtë denoncim hidhen akuza se bari është i skaduar. avastin1Burime pranë Spitalit Onkologjik në QSUT bëjnë të ditur për gazetën “Shëndet Plus” se Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave ka dërguar një grup pune për të marrë kampionë të barit avastinë në QSUT për të verifikuar nëse është i skaduar.

Ndërkohë edhe drejtoria e QSUT-së ka filluar lëvizjet e saj, pasi ka dërguar një grup pune të drejtuar nga drejtoresha ekonomike e QSUT-së, Albana Fico, për të marrë në pyetje personelin lidhur me ngjarjen dhe këto hetime të drejtorisë kanë filluar nga dhoma e kapës, ku bëhet shkrirja e citostatikëve për trajtimin e pacientëve me kancer.

Denoncimi publik u bë nga shtetasi Ardian Galdini. Ky i fundit denoncoi se i afërmi i vet i trajtuar në QSUT me kimioterapi, me barin avastinë, pas analizave të kryera në Turqi rezultoi se në gjak nuk kishte shenjë të ilaçit të përdorur çka nënkupton ose përdorimin e një ilaçi të skaduar, ose përdorimin e një ilaçi fals.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak