Arian Galdini
Do të doja t’ia thoja në telefon ose përballë, por nuk është e mundur sot. Ndaj po ia them ketu.
I nderuar z. ninistër,
Unë jam po aq doktor saç je edhe ti, por edhe ti je po aq ekonomist sa jam edhe unë. Qofsh, ti që je që si
ministër Shëndetësie, merr përsipër të deklarosh se ju keni metodologji për të llogaritur edhe paratë që qytetarët paguajnë nën dorë në sistemin tonë shëndetësor.
A e dini ju z. ministër se shëndetësia është për njeriun? Ç’është njeriu për ju, kur ju ia llogarisni me metodologji edhe paratë që njeriu paguan nën dorë për të marrë shërbimet mjekësore? A e kuptoni ju se ç’do të thotë dinjitet njerëzor?
Njeriun që paguan nën dorë për shërbimin e tij mjekësor, ia ke marrë dinjitetin e nuk ia ke siguruar shëndetin. Kjo është pak, por e sigurtë.
A e dini ju që poshtërimi që u bëhet njerëzve nëpr spitalet tona, është në nivele katastrofale?
Në denoncimin tim, ka disa shkallë të cilave ju duhet t’i përgjigjeni.
Shkalla e pare është njeriu.
Shkalla e dytë është dinjiteti i tij.
Shkalla e tretë ësht ‘mundësia e një krimi në tentativë me paramendim’.
Faleminderit që e keni ngritur grupin e punës, por më ndjeni, më zhgënjyet shumë që nuk thatë se do të ngrini edhe Mendjen e Punës…
Mendja e Punës do të ishte mendja që ia nis me Njeriun. E kanë poshtëruar Njeriun, more, e kanë poshtëruar.
Historia e tij me Spitalin, e sidomos me sigurimin e këtij Mjekimi me kimioterapi, është histori çnjerëzie.
A e kuptoni ju që Njeriu qëndronte që në pikë të mëngjesit në lulishtet e QSUT-së në pritje të përgjigjes nga Narvina Sinani?
A e kuptoni që Narvina Sinani, drejtoresha e Farmacisë së QSUT-së, mbante në duart e saj fatet e Njeriut të Sëmurë? Ajo vendoste nëse njeriu do ta merrte apo jo ilaçin… Dhe Njeriu priste me sëmundjen dhe poshtërimin, mes te ftohtit të dimrit, në lulishtet e QSUT-së, trillet e Narvinës…
A e kuptoni se që ju të bëheni njerëzor, duhet të flisni për Njeriun?
Ku janë masat administrative?
Nisjani duke dëshmuar se mendësia njerëzore është parësore për ju.
Duke anashkaluar këtë element, të gjitha broçkullat e tjera, janë tretësirë e ngopur.
Mua më kanë ardhur disa qindra denoncime njerëzore për Narvina Sinanin.
Nisjani me Narvinën, sepse kësisoj, ka shanse të besojmë se e keni seriozisht se doni ta pastroni shëndetësinë nga Narvinat e shumta.
Për pjesën tjetër të mundësisë për tentative për vrasje me paramendim, do flasim gjatë… Sot po ju them vetëm kaq: Altuzani vret.
Faleminderit!


