Ish-drejtori i QKKB: Beqaj legalizoi kontrabandën e barnave. Rreziku i barnave false!

Eglantina Bardhi

Skandali i dyshimeve për medikamente false në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, thellohet edhe më shumë. Ish-drejtori i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, Besnik Jakaj, thekson barna 1për gazetën “Shëndet Plus” se Ministria e Shëndetëisë dhe QKKB kanë shkelur ligjin e LIGJ Nr.7815, datë 20.4.1994 për barnat, sipas të cilit nuk lejohen importe paralele të barnave.

“Importet paralele do të thotë se janë futur barna kontrabandë nga vetë institucionet. Ky skandal nuk ka ndodhur kurrë në 20 vjet. Ligji i barnave parashikon që barnat duhet të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Kontrollit të Barnave, t’u vendoset pulla e sigurisë nga kjo qendër pasi i është bëra analizë dhe më pas të përdoren mbi pacientët.

“Kam ndjekur me vëmendje shqetësimet e ngritura së fundi nga pacientët, por edhe atë çfarë ka dhënë minsitri Beqaj në media. Duhet të kuptoni se për të importuar një medikament a më tepër kur bëhet fjalë për barna që përdoren për sëmundje të rënda, si tumoret, duhet patjetër leja e importuesit, pra, e firmës farmaceutike në origjinë. Nëse kjo firmë në origjinë nuk autorizon importin e barnave, ajo nuk mban asnjë përgjegjësi për efektet negative apo për mungesën e efektivitetit të barit. Në rastin konkret lind pyetja: “Kush do ta mbajë përgjegjësinë për këto barna që janë futur pa lejen e importuesit, pra me importe paralele? Institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë skandal që ka ndodhur”, thekson Besnik Jakaj.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak