Kur dhe si konkurrenca e ofruesve të shërbimit publik dhe privat shëndetësor mund të kthehet në risi të funksionimit të sistemit shëndetësor
DR. Rudina Degjoni/ Specialiste për Zhvillimin e Politikave Shëndetësore në ISKSH
Porter M. ka evidentuar se:
Në një treg normal konkurrenca nxit përmirësime të papajtueshme në cilësi dhe kosto. Përshpejtimi i risive çon në përhapjen e shpejtë të teknologjive të reja dhe mënyrave më të mira për t’i bërë gjërat. Konkurrentët e shkëlqyer lulëzojnë dhe rriten, ndërsa rivalët më të dobët ristrukturohen ose dalin jashtë biznesit. Çmimet e përshtatura me cilësinë bien, vlera përmirësohet dhe tregu zgjerohet në funksion të plotësimit të nevojave të më shumë konsumatorëve.
Si rrjedhojë konkurrenca midis ofruesve mund të luajë një rol të rëndësishëm në sistemin shëndetësor, duke krijuar një rreth virtuoz të risive, cilësi të përmirësuar dhe efikasitet të shërbimeve shëndetësore. Për shembull, për shkak të asimetrisë së informacionit midis ofruesve dhe pacienteve, konsumatorëve të kujdesit shëndetësor u mungon një mënyrë efikase për të zgjedhur midis ofruesve që ofrojnë këto shërbime në bazë të cilësisë së kujdesit. Në një treg të tillë, konkurrenca nuk do të rrisë cilësinë. Duhet theksuar se në vendin tonë sistemi shëndetësor i sektorit publik do të shqetësohet nga prezantimi i konkurrencës së ofruesve të shërbimit privat, sepse kjo mund të çojë në mënyrë të paevitueshme në ofrimin e shërbimeve shëndetësore në sektorin privat dhe më pas në privatizimin e kujdesit shëndetësor.
Sa e realizueshme është konkurrenca?
Pesë pyetje thelbësore duhet të merren në konsideratë për të përcaktuar se sa konkurrenca është e nevojshme në kujdesin shëndetësor
1.Cila është madhësia e segmentit përkatës të tregut?
2.Cila është niveli minimal ekonomik?
3.Cili është niveli minimal klinik?
4.A ekzistojnë barriera të konsiderueshme për hyrjen ose daljen në treg?
5.A ekzistojnë barriera të konsiderueshme që ndalojnë klientët – pacientët të ndryshojnë ofruesit e këtyre shërbimeve?
Pesë faktorë influencojnë nëse konkurrenca do te jetë e shëndetshme ose jo
Në shumë raste, niveli minimal klinik është një faktor vendimtar për të përcaktuar se sa konkurrenca është e nevojshme. Për shembull një ofrues mund të ofrojë shërbime të zakonshme të sigurta të imunizimit për fëmijët për një popullsi relativisht të vogël (10,000 ose 20,000 njerëz). Në ndryshim, një shërbimi pediatrik i cilësisë së lartë për pacientë të shtruar në spital, që ofron një prezencë të personelit mjekësor 24 orë në ditë – 7 ditë në javë i nevojitet një popullsi më e madhe për të garantuar se personeli kujdeset për një numër të pranueshëm fëmijësh për praktikimin e aftësive profesionale. Si rrjedhojë, një rajon i vogël mund të mbështesë disa ofrues që ofrojnë shërbime imunizimi për fëmijët, por vetëm një spital që ofron kujdes pediatrik për pacientët e shtruar.
Konkurrenca është më e shëndetshme kur kujdesi është më pak i specializuar.
Kujdesi Terciar shumë i specializuar Monopol i pakontestueshëm
Kujdesi Spitalor jo përzgjedhës dhe kompleks Monopol i kontestueshëm
Kujdesi spitalor më pak kompleks Oligopol
Kujdesi Parësor Konkurrencë aktive
Praktikisht, kjo do të thotë se duhet të ketë më pak konkurrencë kur kujdesi ofrohet në ambiente spitalore shumë të specializuara dhe më shumë konkurrencë kur kujdesi ofrohet jashtë spitalit. Në kete rast shumë nga përfitimet e mundshme nga rritja e konkurrencës midis ofruesve jane në Kujdesin Parësor. Kjo është fusha ku shumica e sistemeve shëndetësor sot ne botë janë aktualisht duke kërkuar risi për të garantuar fitime më të mëdha në cilësinë dhe produktivitetin e kujdesit shendetësor.
Çfarë rekomandohet?
Besoj se sistemet shëndetësore mund të përdorin konkurrencën në mënyrë të matur për te rritur cilësinë e kujdesit dhe për të kontrolluar kostot duke përshtatur natyrën e konkurrencës me natyrën e shërbimeve klinike që ofrohen. Megjithatë për të përfituar nga kjo mundësi, sistemi shëndetësor do të kenë nevojë të bëjnë ndryshime. Në fillim duhet të ndryshojë strukturën e tregut të kujdesit shëndetësor për të siguruar nivel të përshtatshëm të konkurrencës, do të ketë nevojë të marri masa për të mundësuar një konkurrencë më efikase dhe më të përshtatshme, qoftë brenda struktures ekzistuese ashtu edhe strukturave të reja të tregut.
A mund të ndryshojë struktura e tregut?
Menaxheret e sistemit shëndetësor pranojnë logjikën e niveleve të ndryshme të konkurrencës, disa argumentojnë se, duke qenë një çështje praktike, ndryshimi i strukturës konkurruese të tregut të kujdesit shëndetësor është jashtëzakonisht e vështirë. Për shembull, nëse koha e pritjes për një trajtim të caktuar kalon dy muaj në sistemin shëndetësor të sektorit publik, pacientët mund te kërkojne trajtim pa pagesë në spitalet e sektorit privat brenda tregut ose në një spital jashtë tregut. Kjo do te kete pasojat e veta sepse do rrise kapacitetin e sistemit si rrjedhojë koha maksimale e pritjes në shumë pjesë të sistemit publik do te reduktohet. Përmirësimi i kohës së pritjes do te bëjë të mundur që të rriten më tej kërkesat: pacientët te lejohen të kërkojnë trajtim në sektorin privat shendetesor. Për të mundësuar funksionimin e zgjedhjes së pacientit, sistemi shendetesor publik duhet ti paguaje ofruesve të sektorit privat një tarifë mbi atë që do te paguhet në spitalet e sektorit publik. Në këndvështrimin ekonomik, kjo është e kuptueshme – ofruesit e sektorit privat duhet të kompensohen për infrastrukturën shtesë e cila eshte e nevojshme për të mbështetur trajtimet që tani mund tja ofrojne pacientëve dhe ndryshimit relativ të kërkesës. Duhet te permendim ne kete rast qe pagesat e larta mund te krijojne dhe vështirësi ekonomike finaciare per institucionin rimbursues. Ne kete rast duhet eventualisht rimbursimet që do paguhen për spitalet private te kontrollohen, reduktohen ,rimbursohen dhe te percaktohen cmimet e këtyre sherbimeve spitalore nga Institucioni perkates i Sigurimeve Shendetesore.
Cilat janë hapat që duhet të ndjekë sistemi shëndetësor?
Ndryshimi i strukturës kompetitive të një tregu rrallë herë mund të gjenerojë vetë nivelin ideal të konkurrencës. Sistemi duhet të marrë masa për të zvogëluar barrierat drejt konkurrencës. Gjashtë hapa mund të të ndihmojnë sistemin shëndetësor të kapi mundësitë që ofron konkurrenca.
1.Sigurimi i informacionit.
Funksionimi efikas i një sistemi shëndetësor kërkon të dhëna të sakta për kostot dhe cilësinë e shërbimeve. Pa këto lloj të dhënash, është e pamundur të evidentohen problemet. Megjithatë, është shumë e vështirë sigurimi i këtyre të dhënave; shpesh nuk janë të disponueshme për kujdesin e ofruar jashtë spitalit dhe disa herë janë të padisponueshme edhe për kujdesin spitalor.
2.Reformimi i mekanizmit të rimbursimit.
Mekanizmi i rimbursimit duhet të krijohet për të siguruar inkurajimin e të gjithë ofruesve të shërbimit që të sillen në mënyrë që promovojnë interesat e të gjithë sistemit (për shembull, ato nuk duhet të shpërblehen për ofrimin e procedurave të panevojshme dhe nëpërmjet tyre rrisin kërkesën për kujdes). Gjithashtu është e rëndësishme se financimi lidhet dhe ndjek çdo pacient; në të kundërt ofruesit e shërbimit mjekësor nuk kanë një arsye të fortë të konkurrojnë midis tyre për pacientët. Krahas të tjerash, mekanizmi i rimbursimit duhet të shpërblejë përsosmërinë. Ofruesit e shëerbimeve duhet te marrin një tarifë sipas cilësisë të bazuar në mënyrën se si performanca e tyre influencon rezultatet e arritura gjatë gjithë ciklit të kujdesit shëndetësor, nga diagnostikimi (ose edhe parandalimi), deri në rikuperimin dhe monitorimin. Praktikisht, kjo është e vështirë të realizohet, gjithsesi, sistemi shëndetësore ka disa mundësi për të garantuar një kujdes të cilësisë së lartë dhe efektiv nga pikëpamja e kostove gjatë gjithë ciklit të kujdesit shëndetësor. Për shembull, ato mund të përdorin protokolle klinike dhe programe të menaxhimit të sëmundjes për të kombinuar kujdesin në kushte specifike, krijimin e sistemeve të bazuara në tarifa që shpërblejnë cilësinë për kujdesin e ofruar dhe të lejojnë subjektet paguese dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor të ndajnë vlerat e përfitimet të produktivitetit të arritur.
3.Ndërtimi i Kapacitetit dhe krijimi i mundësive për kujdesin parësor.
Duke qenë se sistemet shëndetësore gjithmonë e më shumë përpiqen të transferojnë balancën e kujdesit nga ambientet spitalore në ambiente jashtë spitalit, konkurrenca me të cilën do të përballen spitale të veçanta nuk do të jetë nga spitale të tjera por nga ofruesit e shërbimit jo-akut. Për të provokuar konkurrencën midis ofruesve të kujdesit parësor dhe kujdesit akut, pjesa më e madhe e sistemeve shëndetësore do të duhet të rrisin kapacitetin e tyre të kujdesit parësor për të trajtuar volume më të mëdha dhe për të përmirësuar mundësitë e doktorëve të kujdesit parësor dhe drejtuesve.
4.Krijimi i stimujve për subjektet paguese.
Në rast se trysnia konkurruese përdoret për të ushtruar influencën maksimale në cilësi dhe produktivitet, blerësit e shërbimeve shëndetësore (subjektet paguese) duhet të kenë lirinë të blejnë në mënyrë selektive dhe të stimulohen që të kërkojnë vlerën për paranë.
5.Reduktimi i barrierave për pacientët që ndryshojnë ofruesit e kujdesit shëndetësor.
Mundësia që kanë pacientët për të ndryshuar ofruesit mund të shërbejë si një nxitës i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë. Sistemi shëndetësor duhet të garantojë tek pacientët mundësinë që të mund të ndryshojnë ofruesit e kujdesit shëndetësor pa patur pengesa ligjore ose burokratike.
6.Reduktimi i barrierave nga hyrja deri në dalje.
Sistemi shëndetësor duhet të heqi barrierat e panevojshme për hyrjen dhe daljen nga tregu. Duke lejuar që ofruesit e një shërbimi të varfër të dalin nga tregu dhe ofruesit që ofrojnë shërbime cilësore të hyjnë në treg, është e rëndësishme inkurajimi i risive dhe stimulimi i ofrimit të shërbimeve cilësore. Megjithatë në disa raste, dalja nga tregu nuk do të thotë mbylljen e shërbimit; një ndryshim i menaxhimit mund të jetë i mjaftueshëm për të arritur rezultatet e dëshiruara.
Si përfundim, për shërbime shëndetësore që kërkojnë një nivel të lartë specializimi, konkurrenca, jo në mënyrë të qëllimshme do të inkurajonte rritjen e kapacitetit të tepërt dhe mbivendosjen e infrastrukturës. Në disa raste ofruesit duhet të lejohen të konkurrojnë për të qenë ofruesi i vetëm i një shërbimi të caktuar për një periudhë kohe. Ofruesi fitues që ofron këtë shërbim mund të pajiset me një liçensë për të ofruar shërbimin e kujdesit për një periudhë kohe të caktuar sipas parametrave të performancës të bazuar në rezultate të qarta. Ofruesit e tjerë mund të përqendrohen në lloje të ndryshme shërbimi të kujdesit akut, duke u rikonfiguruar për të ofruar shërbime akute nivelit të ulët. Sipas kësaj përqasje forcat konkurruese hyjnë në tregje monopolistike duke mos rrezikuar dyfishimin e panevojshëm të kostove. Sistemi shëndetësor, përpara se të hyjnë ofrues të tjerë është e rëndësishme që të analizojë me kujdes nëse rritja e kostove do të kompensohet në mënyrë të mjaftueshme nga përmirësimi i produktivitetit dhe cilësisë. Sot ka ardhur koha që sistemi shëndetësor të ketë në fokusin e tij konkurrencën e lirë në kujdesin shëndetësor sepse konkurrenca ka mundësi të bëjë ndryshime të mëdha.
