Galdini: Më kërcënuan se do të përfundoj si Sokol Olldashi

Arian Galdiani ka bërë një takim me njerëzit sot për të mbledhur denoncime lidhur me problemet e shumta që ka Qendra Arian GaldiniSpitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Teksa foli përpara njerëzve, personi i cili denoncoi skandalin e barnave për të sëmurët me kancer, tha se ka marrë denoncime pa fund, ndër të cilët ka qenë edhe kërcënimi “Do të përfundosh si Sokol Olldashi”.

Ideja e takimit ishte që të zbulohen raste abuzimi, që nuk janë të pakta. “Nëse mblidhemi bashkë, bëhemi një për t’u dëgjuar sa më shumë”, tha Galdini. Ai kërkoi nga gjithë pjesëmarrësit që mos të flitej për çështje politike. “Nëse kjo kthehet në çështje politike, unë largohem që këtu”, u shpreh Arian Galdini.

“Kjo nuk është as një fushatë kundër doktorëve. Duhet kuptuar se nuk është faji i mjekëve, por faji i sistemit”.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak