Ministria e Shëndetësisë pezullon mjeken, reagime kundra në rrjetet sociale

Rasti më i fundit ku një mjeke e Urgjencës së Pediatrisë është pezulluar nga puna pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ka sjellë edhe reagime. Në lajmin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë për pezullimin, shumë njerëz kanë reaguar kundër një veprimi të tillë:

Pezullimi i mjekes“Për mendimin tim është turp! E pashë në TV dhe m’u duk e shpifur”, thuhet në një koment, ndërsa një tjetër shkruan: “Kur doktori shikon në 8 orë 70-100 fëmijë dhe të hapin derën e të bërtasin 100 të tjerë të shpejtosh se nëse i ndodh gjë fëmijës së tij të piu e zeza. Ka raste që edhe të ofendojnë dhe bërtasin nëpër korridor se doktoreshës s’i pëlqeu 200-lekëshi se donte më shumë. Po vlerësohet një punonjës në Call Center më shumë se një mjek. A e di zoti ministër se në urgjencën pediatrike të jep urdhër prindi se duhet t’i bësh serumin patjetër fëmijës apo analginën se ashtu i është bërë fëmija një herë mirë?”

Reagimet në faqen e ministrisë

Reagimet në faqen e ministrisë

“Peshku është i qelbur nga koka, këta shohin luspat”, shkruan një tjetër.

Videoja e “korrupsionit” u publikua më datë 2 janar. Një burrë hyn në zyrën e mjekes, e cila është duke vizituar një fëmijë, dhe i bërtet. “Pse i more lekë?” është pyetja e personit që bërtet, ndërkohë që rri me telefon në dorë duke regjistruar. Nga ana tjetër, mjekja e pyet: “Kujt i kam kërkuar lekë?” Burri i fut dorën në xhep mjekes që po viziton fëmijën dhe i merr që aty një 200-lekësh të cilën e nxjerr para kamerës, për të treguar që dikush ka futur ato para në xhepin e mjekes.

E publikuar në rrjetet sociale me thënien: “Ja si merren lekët pa pikë turpi në Spitalin Pediatrik të Tiranës”, videoja donte të tregonte korrupsionin e mjekëve, ndërsa duket se ka sjellë një reagim krejt të kundërt duke qenë se ka treguar fare hapur rrezikun që u kanoset çdo ditë mjekëve në punën e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=FQ7WaeRCVEo

Postime të ngjashme

Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)