Petrit Vasili kritikon Ministrinë e Shëndetësisë: QKKB të kontrollojë barnat

Denisa Canameti

Skandali për dyshime të përdorimit të barnave false po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha. Bëhet fjalë për denoncimin e bërë pak ditë më parë nga qytetari Arian Galdini, sipas të cilit analizat e realizuara mbi të Petrit-Vasili-LSIafërmin e tij rezultoi se ai nuk ka asnjë gjyrmë të barit avastinë që i është injektuar në shërbimin e Onkologjisë në QSUT.

Mbrëmë në një përballje me zv/ministren e Shëndetësisë, Milva Ekonomi ka qenë një telefonatë e papritur e ish minsitrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili tashmë kryetar i grupit parlamentar të LSI-së, i cili ka karëkuar zbardhjen e menjëhershme të kësaj çështje nga ana e institucioneve.

“Kam ndjekur me shumë vëmendje ngjarjet efundit dhe debatet në distancë mes akuzuesit dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo është një temë sensibël ndaj unë nuk mundem të rri pa ndërhyrë dhe të them mendimin tim. Nuk e kuptoj përse vazhdon kjo situatë me lojë fjalësh të kota kur ka një zgjidhje shumë të thjeshtë. Qendra e Kontrollit të Barnave duhet të analizojë cilësinë e barit nëse është fals apo jo. Kjo është detyrë e këtij institucioni. Ka një ligj për importin e barnave sipas të cilës firma prodhuese e origjinës jep autorizim për hyrjen e medikamenteve në vendin tonë”,- thekson Petrit Vasili, i cili ka kundërshtuar pohimin e zv.ministres së Shëndetësisë, Milva Ekonomi, sipas të cilës është marrë aotorizim nga firma e origjinës për importin e barit në fjalë.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak