Vdes pas operacionit, familja akuzon mjekët

Një 45- vjeçare nga fshati Katjel i Librazhdit ka gjetur vdekjen disa ditë më parë në spitalin e Përrenjasit. Viktima është Sofie Zito, e cila kishte shkuar në spital pasi kishte shfaqur dhimbjet e forta barku, ndërsa familjaret pretendojnë për mjekim të pakujdesshëm ndaj saj.

Familjarët kanë bërë edhe denoncimin në polici ku, sipas tyre, viktima ishte paciente në spitalin e Librazhdit nga data 23 janar deri më 31 janar. Ndërkohë, drejtuesit e spitalit të Librazhdit pohojnë se 54-vjeçarja ka ardhur në spital pas problemeve që ka pasur me zorrën e trashë dhe pas mjekimit që ka marrë, është larguar. Ndërkohë më pas ka shfaqur sërish probleme shëndetësore dhe është dërguar në spitalin e Përrenjasit, ku ka gjetur edhe vdekjen.

Kujtim Albrahimi, drejtor i spitalit të Librazhdit, ka pohuar se pas ekspertizës mjeko-ligjore ka rezultuar se 54-vjeçarja ka vdekur si pasojë e problemeve me zemrën. Sipas mjekëve, Zito kishte zemër të zmadhuar.

Policia e Librazhdit vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik