Mjekët e huaj dhe mjekët në privat, pse nuk testohen?!

“Testimi fut ujë në shumë drejtime. Nuk e dimë se çfarë mjekësh punojnë në spitalet private, ndërkohë që ata përjashtohen nga testimi”. Ky është një nga problemet e ngritura nga Besim Boci, shef i shërbimit ORL në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, i ftuar mbrëmë në një emision në “News24”.

Dr. Besim Boci

Dr. Besim Boci

“Puna e testimit është bërë si legjendë urbane, në fakt, – u shpreh dr. Boci. – Këtu përjashtohen mjekët e sistemit privat nga testimi. Këtu testimi fut ujë në shumë drejtime. Në Shqipëri nuk dihet se çfarë mjekësh vijnë nga jashtë. Nuk e dimë çfarë mjekësh punojnë në spitalet private. Në një spital italian, një mjek popullor mjekonte kancerin me sodë buke dhe pacienti vdiq.

“Askush nuk i kontrollon këta. Mjekët e huaj marrin thjesht një licencë të Urdhrit të Mjekut dhe licencë nga shoqata e specialitetit ku punon. Ministria është përgjegjëse dhe për sistemin shtetëror, edhe privat”.

Duke folur lidhur me kërkesat jonormale të ministrisë e cila kërkon njohuri, por nuk ofron buxhet për mjekët, dr. Boci vijoi: “Unë jam pro gjithë mjekëve që kanë dalë kundër testimit dhe bashkohem me ta për shumë arsye. E para, ministria ka ngritur një qendër akreditimi. Ta rregullojë këtë qendër në mënyrë që këtu të mos lëshohen kredite fiktive. Të gjithë e dimë se që të shkosh në një aktivitet ndërkombëtar, duhen të paktën 1200 euro. Me një rrogë 60 000 lekë, si mund të shkojë mjeku dhe të mësojë të rejat e fundit të mjekësisë?! Duhet të ketë një zë të veçantë në buxhet në mënyrë që mjekët që janë pas, të kapin ata që janë para tyre.

“Në një shërbim një shef që do të testojë të gjithë mjekut, e kuptoni në çfarë pozitash do t’i vini. Mjekët do t’ia përdorin njëri-tjetrit. Pacientët do ta marrin vehs dhe do të thonë, nuk shkj tek ky mjek se nuk e ka marrë testimin. Me apo pa dashje, ajo që kërkojmë të ngremë do të na bjerë si bumerang”.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak